Teksa ndodhet në Paris me rastin e samitit për klimën, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama ka vendosur lule pranë vendit ku u vranë rreth 130 persona në kryeqytetin francez. Ai ishte atje bashkë me presidentin e Francës, Francois Holonde.
Lulet u vendosën në sallën e teatrit “Bataclan” mbrëmë vonë. Vizita është bërë nën masa të shtuara të sigurisë.
Prej tragjedisë së 13 nëntorit, në Francë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.
Sallën e koncereteve Bataclan, e ka vizituar edhe kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, i shoqëruar nga kryeministri francez, Marnuel Valls. Aktualisht, Obama dhe liderët e tjerë botërorë në Paris marrin pjesë në samitin e Kombeve të Bashkuara për klimën. /Dita/
