Presidenti Barack Obama tha sot se ai ka vendosur që Shtetet e Bashkuara duhet të ndërmarrin ndërhyrje ushtarake ndaj qeverisë siriane, si pasojë e sulmit me armë kimike që mendohet se kjo qeveri ka kryer. Duke iu drejtuar vendit sot në Shtëpinë e Bardhë, zoti Obama tha se kjo nuk do të ishte një ndërhyrje pa afat kohor dhe nuk do të përfshijë trupa amerikane në terren.
Obama tha se ndërhyrja amerikane do të jetë e kufizuar në objektiv dhe kohëzgjatje dhe se asnjë ndërhyrje ushtarake nuk do të fillojë pa autortizimin e Kongresit. Presidenti Obama tha se për një “mizori” me armë kimike nuk duhet vetëm të bëhen hetime, por edhe të merren masat e duhura.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk mundet dhe nuk duhet “të mbyllin sytë para asaj që ndodhi në Damask”. Ai gjithashtu inkurajoi anëtarët e Kongresit që të marrin në konsideratë faktin se disa gjëra janë më të rëndësishme se sa “mosmarrëveshjet politike”, ndërsa shqyrtojnë përgjigjen amerikane ndaj Sirisë.
Ekipi i inspektorëve të OKB-së, të dërguar në Siri për të hetuar sulmet me armë kimike të javës së kaluar, u largua nga vendi sot vdhe mbërriti në Liban.
Ndërkohë Presidenti rus Vladimir Putin u bëri thirrje fuqive botërore të ushtrojnë vetëpërmbajtje lidhur me Sirinë. Ai tha sot se çdo ndërhyrje e huaj ushtarake në Siri do të jetë e “pakuptimtë” pasi forcat qeveritare siriane janë duke “përparuar” kundër rebelëve. Ai i bëri gjithashtu thirrje SHBA-së që të lejojë që ekipi i inspektorëve të OKB-së të përfundojë punën e vet, duke prezantuar përfundimet që do të arrijë.
Dje, Shtetet e Bashkuara publikuan një raport zbulimi që thotë se sulmi kimik i Sirisë, më 21 gusht, vrau 1429 njerëz, duke përfshirë të paktën 426 fëmijë.

MA KI PARASYSH EDHE PUTIN SE AI ESHTE KRYETERRORRISTI.
Çuditërisht, historia vërtet po përsëritet!
Ngjashëm deklarohej dikur: duke u bazuar në raportet e shërbimit të fshehtë amerikan, ishte “arritur” të mësohej një “fakt shumë i besueshëm” se Iraku “paska” poseduar armë të shkatërrimit në masë dhe gjithsesi duhej të sulmohej e okupohej. Por, rrena i ka këmbët e shkurtra, vetë hartuesit e kësaj rrene pranuan më vonë botërisht, se ajo çka kishin thënë para se të lahej në gjak Iraku, nuk kishte qenë e vërtetë!