Obelisku i mirënjohjes që i mungon Kosovës

Ornela

Bedri Islami

Do të jetë e vështirë, jo vetëm për brezin tonë, por edhe për gjeneratat që do të vijnë, më shumë për këto të fundit, që liria e Kosovës, e gjithë ajo që ndodhi në fundshekullin e shkuar, të perceptohet pa praninë, jo vetëm politike e diplomatike, por shumë më të gjërë, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Do të jetë e vështirë të përceptohet se si ndodhi kjo prani e pazakontë në një trevë ballkanike, e një shteti të largët, Amerikës, duke krijuar një precedent të pazakontë shtetëror dhe të jashtëzakonshëm politik, krijimin e një shteti të dytë shqiptar, një ëndërr e hershme, që, në shumë breza kishte kushtuar pafund mund, gjak e jetë njerëzore.

Ajo që, në vitin e largët 1913, në fillimin e shekullit të XX, ishte një ndërprerje e përbashkësisë shqiptare, do të merrte një përmasë të mrekullueshme në fundin e këtij shekulli, duke bërë të prekshme, të jetësueshme dhe reale një pamundësi brezash.

Si ndodhi e gjithë kjo? Ishte vetëm në një ditë, në një çast, apo vazhdë e një përpjekje të gjatë, të vazhdueshme, këmbëngulëse, ku humbjet kishin qenë të rënda edhe për një komb të madh, e aq më tepër një përgjysmim shteti, i cili, megjithë ëndrrën e tij për mëvetësi dhe bashkim me pjesën amë, kishte mbetur i ngujuar në robërinë e tij?

E bëri atë vetëm një grup njerëzish apo ishin përpjekje të pazakonta, të të gjithë shqiptarëve, nga secila trevë a bashkësi?

Si u bë e mundur, për here të parë, në një përmasë të tillë, bashkimi i shqiptarëve, pa dallim vendi ku ndodheshin, bindje politike që kishin, vizioni që bartin, gjeneratave që u takonin, punëve që bënin?

Si ndodhi që presidenti amerikan, Klinton, ndërmori hapin e madh historik të ndërhyerjes në një shtet sovran, i cili kishte përdhosur sovranitetin dhe dinjitetin e një shteti –ëndërr; si u bë e mundur që një bashkësi e madhe dhe e fuqishme shtetesh, më e madhja në historinë njerëzore, ndër to edhe miqtë shekullorë të shtetit serb, të bashkoheshin dhe të ndërmerrnin aktin e parë, të fuqishëm ushtarak dhe të menduar politikisht, i pari i këtij lloji, në këto përmasa, në një vend tjetër, aq më tepër europian, e, për më shumë, në një trevë ballkanike, e cilësuar si fuçi baruti, ku serbët kishin qenë gjithë me urat e zjarrit në duar?

Çdo gjë e ka fillimin e saj. Ka edhe një moment kur ndryshon boshti i gjërave dhe nis një epokë e re, tejet e ëndërruar, rrugë e mundimshme, shpesh herë e përgjakur.

Ka një ditë që, edhe pse e heshtur, e mbajtur brenda vetes, gjen shpalljen e saj si ndër më të veçantat, megjithëse për shumë kohë ka qenë një e panjohur e madhe.

Ajo mund të jetë një ditë lirie, e cila tërheq pas vetes shumë ngjarje, zhvillime, mbresa, përjetime dhe, si çdo e tillë, edhe mbetet në memorjen e një kombi.

Në përpjekjet e pashembullta të shqiptarëve, sidomos të shqiptarëve të Kosovës, ka një ditë të tillë, të heshtur, por e pazakontë.

Si çdo ditë e parë drejt lirisë.

 

AJO ISHTE DITA E PARË E LIRISË SË KOSOVËS

Në majin e vitit 1998 ndodhi një ngjarje e cila, më shumë se shumëçka tjetër, shpejtoi një proces që kishte nisur të lëvizte, por që nuk dihej ende kahu i lëvizjes së tij. Në Zvicër, në një heshtje të plotë dhe pa patur një përgatitje të mëhershme, do të zhvillohej takimi i parë mes zotit Holbrook dhe tre përfaqësuesve të Drejtorisë Politike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ata, të tre, ishin ndër figurat e larta drejtuese të Lëvizjes Popullore të Kosovës, strukturë politike, e cila, në vitin 1993, në Mbledhjen e saj IV të Përgjithshme, në shtëpinë e Brajshorëve, në mesin e Prishtinës, në klandestinitet të thellë, mori Vendimin për krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për shumë kohë ky takim me zotin Holbrook, do të mbahej brenda vetes, ai nuk do të shpallej, por frytet e tij do të ishin të një rëndësie të jashtëzakonshme.

Si ndodhi?

Siç dihet, në fillimin e shfaqjes publike të vemendjes së SHBA në trajtimin e UÇK-së, ka patur disa probleme, paqartësi dhe moskuptime, sidomos në qëndrimin e zotit Gelbard, pasi ai, fillimisht, kishte informacion jo të plotë dhe të gabuar lidhur me Lëvizjen Çlirimtare. Kemi qenë të bindur se mekanizma të informuar mirë në SHBA, mes tyre edhe lobi shqiptaro – amerikan, me të cilin ishin vendosur lidhje që në fillimin e vitit 1997, njerëzit e përgjegjshëm në Kosovë dhe jashtë saj, me të cilët zoti Gelbard ka pasur më vonë kontakte, kanë bindur atë se ndaj UÇK-së dhe të ardhmes së Koovës, duhet të kishte një qasje tjetër.

Më vonë, nga zoti Gelbard është kërkuar një takim informues dhe u synua që takimi të jetë i fshehtë, të mos ketë rrjedhje informacioni, por pastaj ata vetë e bënë publik, ata deklaruan publikisht se administrata amerikane ishte në lidhje me UÇK-në, dhe kjo ishte një nismë e mekanizmave shtetërorë të SHBA-ve. Pikërisht, pas deklarimit të parë, jo favorizues dhe të përkohshëm, ndaj luftës çlirimtare, ka një impenjim të fuqishëm, do të thoja, të pazakontë të lobit shqiptar në SHBA, për të krijuar një mendim tjetër, mbështetës dhe përkrahës ndaj luftës që po niste në Kosovë.

Përfaqësuesit e qeverisë amerikane kërkuan që të organizohej takimi i parë në Gjenevë, pikërisht me zotin Gelbard dhe të tjerë, dhe në këtë takim janë trajtuar të gjitha problemet politike dhe ato të luftës. Si të thuash, janë hapur të gjitha letrat, që nga gjendja politike në Kosovë, qëndrimet e subjekteve të veçanta, raportet e tyre me UÇK-në, shtrirja e saj, koncepti për luftën, ekzistenca e krahut politik të rezistencës së armatosur, lidhjet e lëvizjes çlirimtare me figura të ndriçuara të shqiptarëve në SHBA, etj.

Nga ana e zotit Gelbard, por edhe nga takimet e zhvilluara në Tranë, përfaqësuesit amerikanë e kanë bërë të qartë se ato nuk e përkrahin terrorizmin, se UÇK-ja nuk guxon të bëjë veprime terroriste ndaj civilëve, se ajo nuk përkrah asnjë lëvizje, e cila merret me kontrabandën e armëve, drogës, se nuk duhej të kishte asnjë lidhje me vendet islamike, sidomos me lëvizje fondamentaliste dhe, si nuk është pritur, është kërkuar prej UÇK-së që të mos e trazojmë situatën në Maqedoni, ku asaj kohe shtrihej Zona e dytë Operative e UÇK-së.

Pikërisht në këtë kohë, jo papritmas dhe jo pa nisma të tjera diplomatike, për të patur një nivel më të lartë në takimet e diplomatëve të njohur amerikanë me UÇK-në, vjen takimi me zotin Holbrook.

Në Zvicër, në ato ditë, zhvillohej Forumi Botëror për Ekonominë , në të cilin merrte pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, zoti Fatos Nano. Gjatë pjesëmarrjes në këtë takim tradicional, zoti Holbrooke i kërkoi zotit Nano që ky të ndërhyjë për të takuar përfaqësuesit e UÇK-së në Perëndim.

Deri asaj dite kishte patur shumë paqartësi dhe një mjegull mbi atë se çfarë përfaqësonin forcat e rrjeshtura në rradhët e gueriles shqiptare në Kosovë; dihej pak për programin e saj politik e ushtarak, cilat forca politike e mbështesin, çfarë synimesh kishte dhe në cilat rrugë mendonte të shkonte për të bërë të mundur realizimin e një aspirate të vjetër, shtetin e pavarur të Kosovës. Dihej vetëm se ilegalja e vjetër, Lëvizja Popullore e Kosovës , ishte e vetmja që e kishte përkrahur publikisht dhe se e mbështeste financiarisht, por, edhe këto të dhëna, gjithnjë të mangëta, nuk përbënin helbin e asaj që kishte ndodhur në të vërtetë.

Në fakt, jo shumë kohë më parë, zoti Hill, njeriu i plotfuqishëm i diplomacisë amerikane për të zgjidhur çështjen e Kosovës, kishte pasur takime të veçanta me njerëz afër strukturave të UÇK-së dhe të LPK-së, si dhe një takim të veçantë me përfaqësuesin e saj në shtetin shqiptar, Xhavit Haliti.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi amerikan në Kosovë, Robert Gelbardi, në 22 shkurt 1998, duke miratuar mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, të planifikuara një muaj më pas, me 22 mars 1998, kishte hedhur mendimin e paplotë , se Ushtria Çlirimtare e Kosovës,, sipas tij, “ rrezikohej të cilësohej si organizatë terroriste” dhe i kishte kërkuar zotit Rugova një distancim edhe më të ashpër ndaj saj.

Ishte , ndoshta, periudha më e jashtëzakonshme në jetën e shqiptarëve të Kosovës, të cilët tani, pas 10 viteve të rezistencës paqësore, ishin thirrur të vendosnin se në cilin pol do të shkonin; drejt polit të lëvizjes paqësore, që drejtohej nga zoti Rugova, apo drejt polit tjetër që po krijohej me shpejtësi, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mbi Kosovën ishte një kohë e turbullt, pasi kishin rënduar mbi të dy rreziqe të mëdha; e para, të krijohej vija e ndarjes, që mund të ishte tragjike, mes asaj pjese të popullsisë që mendonte dhe shpresonte ende në një zgjidhje paqësore; dhe, nga ana tjetër, të një lëvizje guerile, e cila do të tërhiqte rreth vetes shumë të rinj, ish të burgosur politikë, militantë dhe figura të njohura për rezistencën e tyre.

Vlerësimi diskualifikues i zotit Gelbard se ,UÇK-ja mund të cilësohej si organizatë terroriste, do të kapej me vrull nga lideri serb, Millosheviq, që e trajtoi këtë si një mbështetje ndaj aksioneve që kishte ndërmarrë ai deri asaj dite, por edhe të atyre që kishte ndër mend të bënte. Millosheviqi e trajtoi këtë si një hapje dere për politikën e tij, megjithëse deri asaj dite, të gjitha veprimet e SHBA dhe të diplomacisë së saj, edhe pse nuk do të kishin agresivitetin e mëvonshëm, kishin treguar se kësaj here ajo nuk do të lejonte bosnjëzimin e Kosovës.

Nga 22 shkurti 1998 dhe deri në takimin me zotin Holbrook, kishin rrjedhur shumë ujra. Kishte ndodhur masakra e Prekazit, ku brenda një dy ditëshi shfarosës ishin vrarë më shumë se 80 shqiptarë etnikë, mes të cilave edhe lideri i njohur i luftës, Adem Jashari.

Zoti Gelbard, duke ditur se makineria vrasëse serbe sapo ishte vënë në lëvizje, do të jetë diplomati i parë amerikan, që do dërgojë ngushëllimet e tij familjes Jashari. Me 10 mars 1998 ai do të vendosë mbi tavolinën e Millosheviqit fotot e të vrarëve në këtë masakër dhe do të thotë i nervozuar se “ këto i gjeni në internet dhe në mbarë botën”. Ishte kthesa e parë e madhe e qëndrimit amerikan ndaj lëvizjes së armatosur, por nuk ishte gjithçka.

Gjërat vazhdonin të qëndronin në tehun e thikës. Ishin para luftës tre opsione, tre mundësi:

Mundësia e parë, Shtetet e bashkuara, duke dashur të fuqizonin figurën e “kolosit të brishtë të Kosovës,”, si e quanin ata Ibrahim Rugovën, pra, duke e nxjerrë nga inaktiviteti dhe të bënin më të lëvizshme figurën e tij, të shpallnin se nuk e përkrahin UÇK-në dhe se ajo ishte një organizatë terroriste.

Shembuj të ngjashëm kishte pasur në botë, bile në vendet europiane, si IRA apo ETA, dhe, megjithëse UÇK po shfaqej ndryshe, si një lëvizje klandestine e armatosur, më e përmbajtur dhe jo me akte terroriste, rreziku qëndronte gjithnjë mbi kokë.

Në asnjë nga vendet e Bashkimit Europian nuk ishin dhënë sinjale , qoftë edhe të largëta, nëse do të kishte një qëndrim të tillë, kaq të rreptë ndaj një force që kishte vendosur të luftonte. Si dukej , ata pritnin, si edhe në raste të tjera, qëndrimin e Shteteve të Bashkuara dhe të diplomacisë së saj, e cila kishte vendosur në Prishtinë një Zyrë të Posaçme dhe ku , veç zotit Gelbard, herë pas here ndodhej edhe njeriu që mendohej të lëviste gjërat nga vendi, dhe që në fakt i lëvizi, Kris Hill.

Shpallja e UÇK-së , si organizatë terroriste, do të ishte fundi i saj. Pra, megjithëse mund të bëheshin përpjekje për mbijetesën e saj, në fakt ajo do të ishte një strukturë gjithnjë drejt rrezikut dhe drejt asgjësimit.

E gjithë veprimtaria e saj do të cilësohej terroriste dhe portat për të do të ishin të mbyllura, jo vetëm në perëndim, por edhe në shtetin shqiptar, vendi amë i shqiptarëve të Kosovës, i cili, sapo kishte dalë nga kriza e rëndë e vitit të prapshtë 1997 dhe, nuk kishte as fuqinë e as dëshirën për një përballje tjetër me perëndimin.

Mundësia e parë do të kishte qenë fatale për Kosovën dhe të ardhmen e saj

Mundësia e dytë: UÇK-ja të shpallej si një organizatë ekstremiste, pra të ishte ende nën vëzhgimin e perëndimit, duke i mohuar mbështetjen, pa e nxjerrë ende jashtë ligjit.

Një shpallje e tillë, në fillimin e vitit 1998, kur shteti serb po përgatitej për ofensivën më të fuqishme ndaj Kosovës, ofensivë ushtarake, politike e diplomatike për mbylljen përgjithnjë të aspiratës së saj për pavarësi, do të kishte qenë, po ashtu, në mos fatale, shumë e dhimbshme.

Mundësia e tretë, UÇK-ja të shpallej, qoftë haptas, qoftë brenda strukturave të botës perëndimore, si një njësi që përfaqësonte njërën nga rrugët për shpejtimin e zgjedhjes së problemit të Kosovës, për të kaluar më tej , në një përcaktim tjetër, si një forcë që duhej mbështetur.

Në kohën e duhur ajo u shpall, u trajtua dhe u mbështet sinjë force çlirimtare.

Të kthehemi tani tek takimi i zotit Holbrook me përfaqësuesit e lartë të Drejtorisë Politike të UÇK-së dhe pse kishte një rëndësi themeltare, për të kaluar po ashtu në një moment tjetër, po aq historik: do të ishte një pohim i çastit apo ishte një mbështetje e filluar më heret për të ardhur në këtë ditë.

Takimi, i cili zgjati më shumë nga sa ishte menduar,deri në orët e vona të natës, krijoi mundësinë për të shfaqur pikëpamjet e duhura për qëllimin e ngritjes së UÇK-së, për sqarimin e mendimit politik të saj, forcat që e mbështesnin dhe synimet për lidhjet perëndimore; IDETË E SAJ PËR TË ARDHMEN e KOSOVËS dhe kalimin e saj përfundimisht në kahun perëndimor të zhvillimeve të mëtejshme.

Për përfaqësuesit e UÇK-së ishte i qartë mendimi, i shprehur në takim, se thyerja e gjendjes së status quosë në Kosovë nuk mund të arrihej më me apele të vazhdueshme dhe të përsëritura të Perëndimit drejtuar Beogradit, si kishte qenë nisma e dy ministrave të jashtëm, francez e gjerman, Vedrine – Kinkel, në vjeshtën e vitit 1997.

Kishte ardhur koha që paraqitja e lëvizjes së armatosur të mundësonte që Kosova të hyjë dhe të bëhet pjesë e halleve të qeverive perëndimore, por, edhe më tej, të mund të depërtojë deri në Shtabin e NATO-s, si një rivitalizim i çështjes së Kosovës, dhe, nga ana tjetër, as vetë Perëndimi nuk mund të bëhej faktor aktiv dhe vendosës në çështjen e Kosovës pa UÇK-në.

Çështja e Kosovës nuk do të mund të zgjidhej pa inkuadrimin e Perëndimit, çka në rradhë të parë, nga njerëzit e UÇK-së, kuptohej se se nuk mund të zgjidhej pa inkuadrimin e Sheteve të Bashkuara, sidomos të diplomacisë së saj.

Pas porosive të zotit Holbrook, këshillave dhe direktivës së qartë se mund të gjenin mbështetje, vetëm nëse do të qëndronin fuqishëm në linjën e një lufte çlirimtare, aspak terroriste , do të vijë edhe thënia e tij, ndoshta më e rëndësishmja deri asaj dite se, “ më vjen mirë që u takova me njerëz që e dinë se çfarë duan, si duan të ecin dhe ku duan të arrijnë. NE DO JU PËRKRAHIM”.

Kjo është në fakt edhe dita e parë e pavarësisë së Kosovës.

Vijon….

Share This Article
21 Comments
  • Bedri,mos u lodh kot te flashes per “mirenjohjen” ! Ky no-
    cion sot e ka humbur kuptimin ne qarqet politike Kosova-
    re ! Ketu nuk fus popullin bujar,trim e patriot kosovar. Por
    per kupolen politike kisovare e cila,me sa duket eshte be-
    re “pishman” se eshte ndare nga Serbi por kane frike nga
    populli I tyre te dalin hapur duke kaluar ne ekstremin tje-
    ter te nje “patriotizmi” SHOVEN ! Kjo eshte aq e rezike-
    shme sidomos kur nen rrogoz mbjell nje percarje qe sic
    thote Latini I Lashte: “divide et impera” ,perca e sundo !
    Qysh ditet e para te pavaresise she Kosoves u pane
    krizat e para te kesaj percarjeje….! Pavaresisht se Albini
    flet per bashkimin e Kosoves me Shqiperine,ne subko-
    shiencen e tij Ai eshte per bashkimin e Kosoves me Norvegjine, andej nga “fshati gruas” ! Nuk m’a do mendja
    se zoti Albin do te jete aq altruist sa qe Ta leshoje karri-
    gen e K/ministrit,kurresesi.Populli thote she oreksi vjen
    duke ngrene nese do t’i jepnin gjithe kolltukun Shqiperi-
    Kosove atehere do te realizohej deshira e tij ,prandaj
    me sa duket redhi be Shqiperi dhe sebashku me cunin
    e Fariut dhe Cim Peken krjuan degen e VV.! ….

  • Me vjen mire qe z.Islami permend ketu nje direktive apo nje urdher te emisarit amerikan z.Gelbart per Ibrahim Rugoven ,e cila e detyron kete te fundit te bej nje deklarate kunder UÇK !!
    E bukura eshte se Rugoves kete deklarate te urdheruar ja mbajne mend gjithe majtistet e Shqiptarise ,ndersa urdherin e Ollbrajtit per UÇK per firmosjen e Marreveshjes se Rambujese dhe pranimin e saj nga kreret e UÇK ,nuk e permend asnje ,kuptohet majtist !!
    Nder vite lexoj qe Rugova duhej tu thonte JO udhezimeve – urdhera te amerikaneve ,ndersa UÇK duhej tu thonte PO !?!?
    E neveritshme eshte se Rugova akuzohej per tradheti e UÇK per patriotizem !!!!
    Ne shqiptaret i jemi betuar Zotit me lën nam tere jeten .Akuzat e shqiptarit per shqiptarin jane qindra vite larg ligesi nga ato te armikut per shqiptarin !!
    Perkatesia partiake ,neve na ka katandisur te urrejme dhe vellain !!

    • Bedriu te flet per kosoven dhe politiken e kohes jugosllave
      me vazhdimsi ne deri ne lufte ku Nato shliron kosoven eshte teper turp per Bedri Islamin Ky Bedri behet kryetar i LPK -es Pa e njofte hiq kosoven ; Pa e shkele kurre ate toke Po pse ? Ky behet kryetar per ta vjele
      Fondin vendlindja thrret dhe tre pertqime te priftit me
      i lidhe LPK-istat me Socjapisa dhe me krijue shtab
      te hajnise dhe me force te behet kryesi e qeverise
      Dihen Fjalet e IBrahimit Na nuk kemi ushtri Njerzit
      po e mbrojne pragun e shtepise Po e la mangu qe nuk tha me hamam te Hyres ! Nato e ka lirue kosoven
      se Per UCK er per LPK e Bedri Sallamin Shqipni nuk kish hiq sot Po bile noj gojes Kapak Bedri djali i nanes se partise E babes me pluma kurtalise !

      • O Mal Uka….biografine e z.Bedri Islami nuk e bej dot .Biografite e njerezve jane specialitet komunist .
        Thjesht ne keto rreshta doja te cilesoja sulmet keqdashese dhe te qellimta qe i jane bere Ibrahim Rugoves nga majtistet e Kosoves dhe Shqiperise .
        Sa per ate qe vetem NATO cliroi Kosoven ,mos u nxito o dashamir se po mos kishte shkak ,si do nderhynte NATO ??
        E ky shkak ishte UÇK se ma do mendja se Serbia nuk fyti forcat ne Kosove me largu zyrtaret e LDK nga zyrat e Prishtines !!
        Sa per z.Bedri qe paska marre post ne Levizje per para ,duhet te kishe permend dhe z.Bukoshi qe mblodhi fonde vite te tera !!
        Me akuzu e kemi te lehte dhe me llogjiku ,sna len kurre inati !

        • I nderuar Ylli, une nuk e kam shkrue biografine e Bedri islamit Por e kam mesue duke e lexu Tjetra nuk eshte UCK te ciles i ka tale ne ndihem Nato Por Millosheviq dhe serbija me gjenocid e krze humanitare kur krejt
          shqiptaret e kosoves i ka debu e qite jasht Ky veprim
          e ka nxite boten demokratike me ia nale turrin fashizmit
          POr keta far shtabistat e Bedri Islamit me luften e tyre
          me piruna e sahana plot menze ne Rogner e hotele tjera Kan ba kerrdi duke likujdu shqiptar atedhetar veq
          per te marre pushtet Ket proces te flliqet e kan ndihmue shum sociapisa te kohes Por me dallime
          Pandeli Majko pakursyeshem e ka ndihmue qeshtjen
          shqiptare Po jo klosat e Nanofilat e Komaniri
          i lamamave qe i ka sherbye te keqes !
          Zotni sot UCekuqkat i numrojne 60 mi veteran
          verrtataqe qe as luften ne tv se kan pa !
          Mik na kan myte me rrenaE ME HAJNI kryepartijasht ! DEBILA

    • per ty Ylli.!Mire qe qe Gelbardi e paska detyruar Rugovet te flase keq per UCK-ne pore si thua ti Gelbardi e detyroi Rugoven te festoi pashket me Milloshevicin. Te shkoj ne Itali bashke me 12 pjestaret e familjes, te mos vij ne shqipoeri teke populli i vet qe u strehua tek vllejzerit e tyre.?
      Nuk me duke shume e pjekur kjo pyetje.!
      Rugova nuk e detyroi Ameroka te shaj UCK-ne pore Rugova dhe Berisha e kishin vdekje UCK-ne.
      Kete e din edhe bufi.!
      Po ta zej njeher ne goj UCK-ne kush e pengoi Rugoven.? Po te shkoje c`ofte dhe njeher tek memorjali i jasharve kush e pengoi.!

      • Per Luften e Kosoves ,duhet te flasin vete shqiptaret e Kosoves,e jo ne shqiptaret e Shqiperise .Kjo me ben qe Mal Uken ta respektoj me ato qe shkruan e te bej ndonje verejtje miqesore.
        Ibrahim Rugova besonte tek rruga e rezistences pasive te tipit Gandi .Rugova besonte qe nje reagim i armatosur kunder pushtuesit serb ,popullin kosovar do ta nxirrte zbuluar perballe makinerise ushtarake serbe .
        Besoj e ke te qarte se nese NATO nuk do nderhynte ,megjithe heroizmin e UCK ,Kosova do kthehej ne toke te zbrazur e te djegur .
        Se di a e mban mend por pothuaj te gjithe kancelarite perendimore ,UÇK e shpallen te paligjshme dhe terroriste .Ketu besoj nuk.ka ndikuar Rugova !!
        Pse nuk erdhi Rugova ne Tirane ??
        Dashamiri Mal Uka thote nje te vertete te madhe kur shkruan qe i vetmi politikan i majte ne Shqiperi qe ishte 100 % pro kosovar ishte Pandeli Majko .Mos harro qe Fatos Nano deklaronte ne Madrit qe Kosova e ka nje kryeqytet dhe ky eshte Beogradi dhe mos harro takimin Nano – Milloshević ne Krete me rekomandimin grek !
        Tjetra eshte e verteta shume e hidhur qe ….UCK ka vrare eksponente te rendesishem te LDK edhe ne mes te Tiranes .
        Kjo do te thonte ,qe ambjenti politik ( jo i popullit shqiptar ) ne ate kohe nuk ishte i pershtatshem per Rugoven .
        Edhe UÇK ,edhe LDK sigurisht qe donin lirine e Kosoves por secila me rrugen e tyre .E kjo gje solli perplasje .Asnjere pale nuk eshte e paster sa te akuzoj te tjetren .
        Edhe diçka ….politikani i pare qe i dha PS nje profil mbarekombetar ishte Edi Rama .
        Perpara Edi Rames ,per Partine Socialiste ,Shqiperia fillonte ne hyrje te Gjirokastres e mbaronte ne dalje te Fierit .
        Keto akuza te ndersjellta per tradhti e shitje ne politiken shqiptare kane arritur kufijte e felliqesise e karagjozllekut .

        • I nderuar Ylli, Eshte mire kur njeriu shkruan apo flet
          Po eshte edhe krenari kur ka para kujte Eshte fakt qe
          Kam linde e rrite shkollue dhe punue ne kosoven e vuejtjeve ! Profesoret qe me kan dhane mesim te gjith
          kishin studijue ne Beograd e dikush edhe ne zagreb E ata E kan hape univerzitetin e Prishtines qe neve te
          studijojme dhe shkences me balle lart e etje per dije
          iu kemi bere hallke e pa lakueshme per perparim te vendit ! Nuk ishte e lehte jeta te punoje me njerz qe
          te indoktrinuar ne frymen qetniko fashiste Por neve i kemi zbulue e kerkue mundesite qe perparimi te jet i
          panalshem Keshtu kosova ne krahasim me vendet te
          tjera ne jugosllavi ishte shume mrapa por kishte perparim fale politikanve qe nuk jan byrykete si keta sot po i kan sherbye populit me plot veshtesi e sakrifica Patriotizmi kombetar eshte cfaqe me vepra
          pa perdorim folklorei Ateher nuk perdorej fjala shpijun
          Ishte knaqesi qe gjykatesit , policet prokurort ,ishin shqiptar ! I nderur Ylli , Serbet e kishin krejt makinerine ushtarake ne dore E kishin edhe perkrahjen se ishin shtet Ndersa kosoven as kush se ka njohur Jugosllavija moniste hapin e pare per tu qethure e pate
          plouralizmin Dhe Me ligje jugosllave duhej qfrytezu
          mundesija Keshtu elita kombetare ateher formmon LDK
          qe paraqet program dhe regjistrohet ne beograd Si krejt
          partite politike te republikave jugosllave Tugjmai Begoviqi Derrnovsheku Gligorovi Bllazha jovanoviqi
          Po edhe serbet! Programi i partive politike nuk ka guxu
          me e preke kushtetuten jugosllave Keshtu LDK me program ban kerkesa paqesore dhe eshte organizate
          paqesore Por veprimet kan qen edhe jasht programi
          PSH Ali Aliu i derguar prej Ibrahimi ban marrveshje
          me Ramiz Aliun per trajnim te ushtarve Keshtu
          Adem Jashari e grupet e para ishin te Ibrahim Rugoves
          Ibrahimi i ka kajte hallet qe bota ta njef hallin e kosoves
          Kurr nu i ka quejt terrorist luftare e lirise Por ka then
          Na nuk kemi ushtri por Milloshi po sulmon e njerzit
          po ne mbrojne pragun e shtepise Ibrahimi ne beograd
          Eshte dergue si burgos dhe Milloshi eshte mundue me e qfrytezu Por ibrahimi nuk e ka shkele gjakun e
          babes e te gjyshit te tij qe ia kan gri serbet pak dit
          pa linde Jetimi Ibrahi Rugova Na ne kosove secila
          familje e ka nje histori sa te dhimshme aq te mjerueshme te kurdisur prej serbve Ppr kjo garniture
          e politikanve Shkollovana tpodrumeve se i kishim te
          mbylluna shkollat e fakultetet Keta ndertimin kombetar
          e kan te humbun mas interesit vetanak ! Ne shtator
          isha te shtepija e Fadil Hoxhes Me beso u ngushtova
          per te Ma e mire eshte shtepija e ime qe e kam punue
          me pune qe djemt te lidhen me kosoven se ajo E adilit
          qe 50 vite ishte ne krye te politikes kosovare
          Hajde kqyre pasunine e hajnave gjeneralla pa ushtri
          Me fal qe e zgjata Lexim te kendeshem !!!

    • per ty Ylli.!Mire qe qe Gelbardi e paska detyruar Rugovet te flase keq per UCK-ne pore si thua ti Gelbardi e detyroi Rugoven te festoi pashket me Milloshevicin. Te shkoj ne Itali bashke me 12 pjestaret e familjes, te mos vij ne shqipoeri teke populli i vet qe u strehua tek vllejzerit e tyre.?
      Nuk me duke shume e pjekur kjo pyetje.!
      Rugova nuk e detyroi Ameroka te shaj UCK-ne pore Rugova dhe Berisha e kishin vdekje UCK-ne.
      Kete e din edhe bufi.!
      Po ta zej njeher ne goj UCK-ne kush e pengoi Rugoven.? Po te shkoje c`ofte dhe njeher tek memorjali i jasharve kush e pengoi.!

  • O MALE UKAJ NE CILIN GRAZHD E HANE TAXHIN TI.
    ZOTI ISLAMI SHKRUAN ME EMRA E ME MBIEMRA ME DATA DHE ME VENDE…..SOROLLAPI I JOTE FAKTET I KA TE SHKIVE,SHARJEN DHE OFENDIMIN….RUGOVEM EDHE RUGOVISTAT I DIME KUSH JANE E PERJETUAM ATE PERIUDHE.

  • Shpirti luftarak e nje nder me kryesoret e levizjes per clirimin e Kosoves ishte B.Islami.Sakrifikoj gjithecka edhe familjen e vet ne Shkoder per ceshtjen kombetare te clirimit Kosoves e kur “horat” e tiranes vritnin e masakronin udheheqesit e luftes se Kosoves Bedriu ishte atje ne ballin e luftes e u kthu prej Kosove pa marre asgje pervec dashurin,respektin e popullit te Kosoves ndaj ketij patrioti te shquar e jo ma pak levdata do merrte edhe ambasadori shqiptar ne Londer Petrit Bushati .Shqiperia e Kosova kishin nevoj per ndihme e ti sakrifikove gjithecka per to e jo si shume “hora” shqiptar qe furnizonin me nafte e produkte te naftes makinen vrastare te Millosheviqit edhe kur ishte vendosur embargoja nderkombetare kunder Jugosllavis e ky “hor” plak I cmendur pretendon ta marr flamurin e clirimit te Kosoves edhe pse e tradhetoj dhe e spiunoj ate e vrau luftetaret e clirimit Kosoves.Bedri Islami si nje nder udheheqesit kryesor te UCK po te drejtohem personalisht: HAPI DOSJET SEKRETE TE ARKIVIT TE LUFTES SE UCK qe ti I dorzove ne arkivin shtetror te Kosoves e denonco tradhetaret e kombit.Koha tashma per kete ka ardhe.Edhe nje here te falenderoj per kontributin tand te madhe,ndofta ma te madhin e shqiptareve te Shqiperis per luften e Clirimit Kosoves.Mal Uka ,Yili e gjithe sorollopi I Bedri Islami ka luftuar me arme ne dore ne cdo pllambe te Kosoves e ka qene nder drejtusit kryesor UCK.PAS MBARIMIT TE LUFTES U KTHYE NE SHQIPERI PRAN FAMILJES

  • Se pari ´´politikanet´´ e Kosoves,nuk njohin asnje germe te fjales Mirenjohje.
    Mbasi amerikanet ja u dhuruan kosoven,ata me bandat e tyre u sulen dhe ishin tere kohen te zene ne zhvatjen e saj.
    Kater zgjedhje te gjitha te deshtuara dhe kjo e fundit perseri nuk po merre vesh qeni te zone.Vetem shtet nuk mund ta quash mbas kesaj baterdie.
    I vetmi politikane i vertete,qe shndriti me dashurine per Kosoven,atdheun e vet,me nje diplomaci dhe maturi perendimore Doktor Rugova,tani eshte pothuaj i harruar dhe i masakruar me pare, me dhembet mbi Kosoven,nga hordhia e ´´politikaneve´´kosovare.

  • O vaso ti e dine shume mire si eshte e verteta,por keshtu te konvenon.Sa per mosmirenjohje ju te Shqiperise jeni shme para nesh matan kufirit ,ajo eshte e deshmuar.Ne Kosove LDK ka jetuar me privilegje te parekur nga regjimi serb.I.Rogova jetonte si Pasha ne nje pallat qe do ja kishte zili edhe Miloshi..duke udhetuar me JAT dhe me parat e3%.neper hotelet…Ekurre nuk e kishte me akikat clirimin e Kosoves,Uk Mali shetiste me pasoshin e serbise nga i donte qefi.Kurse keto te Levizjes i rrasnin ne burge nuk kishin pasosha te serbise per te hy ne Kosove duhesht te skojne malit,ne Europe me azil….po sipas ukes vet ishin fajtore pse serbi nuk e ngucte keta,,LDK beri nje kohe te gjate ate qe bene ISSI tash,duke ua shpelare trurin kosovareve dhe ata per pengamerin e jepshin koken!Aiii aj e dine cka bene , ia kan vra….Embushen Hagen me fletushkaPor koha e bene te veten gjitqka po vjene ve vend te vete edhepse shume ngadale.Argumentet nuk mbulohen me sharje dhe shpifje.Mal Uka nga shkrimi eshte nje i ngrate qe i bene 10 gabime ne disa fjali dhe po na e meson te madhin B.Islamin se….

  • BEDRI ISLAMI TREGON UJKUN
    MAL UKU FSHEH GJURMET E MOLAVE TE UDB DHE MILLOSHEVICIT QE DUKET SE I NHEH AQ MIRE SA EDHE VETE TE KETE QENE I TILLE

    Cdo fjale e Bedri Islamit jo vetem ne kete pasqyre te shkelqyer realiste te zhvillimeve te asaj kohe kur ai ka qene de fakto lideri politik dhe de jure lideri ligjor i LKP-se.eshte e vertete historike.
    Kam plot 38 vjet qe merrem me ceshtjen e Kosoves dhe sic u them bashkekombasve tane ketu ne Nju Jork, bastióni i lobimit shqiptar ne SHBA, e njoh po aq mire gjendjen e saj te djeshme dhe te sotme sa ne shtepine time, Bedri Islami flet me fakte te gjalla e bindese.
    Jo me ule rima ujqerish te bardhe e zhurmuesiish vullnetare apo te paguar nga UDB-a sot BIA serbe.
    Ndaj kur flasin e shkruajne titanet eshte te heshtin hajvanwet dhe sharlatanet.

  • Hajde Bedri mizerja, hajde

    Pasi jemi gjrnerate qe e njohim edhe Rugoven edhe LDK-në, edhe LPK- në (organizate terririste e tipit te Brigadave te Kuqe apo Fraksionit te Armates se Kuqe) edhe UCK-ne e maleve (bijtë dhe vellezerit tone) te cilet as qe i njihnin komandatet e Rognerit kur ua sollen ne KS me helikopter, s’di pse mundohet kot Bedri Islami te na shes histori me cmim te ultë!?
    Kurrë mos pritni qe ndonje majtist i Shqiperise do te shkruaj ndonjhere mirë për Rugoven, sepse Rugova ka qene helmi vdekjeprures për te gjithe pasardhesit e Enver Xoxes! Rugova nuk eshte dashur ne asnje menyre te strehohet ne Tirane, sepse enveristet do ta vranin dhe po keta enveristë e kanë orkestruar marrjen e tij peng nga Millosheviqi për ta poshteruar. A nuk e tradhtuan Adem Jasharin po keta bedri islamat?
    A nuk festuan vrasjen e tij komandantet e Rognerit ( maja e orhanizates terroriste – LPK, qe vranë aq shume shqiptarë ne emer te UCK-se. Obelisk duhet ndertuar vertete Adem Jasharit luftetareve si ai, por jo atyre qe vranin ne emer te UCK-se.
    Te gjitha perpjekjet e Rugoves per organizimin e formimit te nje ushtrie qe do ta clironte Kosoven janë sabotuar dhe spiunuar nga enveristet e KOS (LPK) dhe enveristet e AL. Kush e solli ne Tirane Adem Jasharin për ushtrime? Bedri Islami?
    Kush e formoi FARK-un e Hajzer Hajzerit? Bedri Islami!
    Kush e formoi FARK-un e Ahmet Krasniqit? Prape Bedri Islami?
    Te gjitha keto janë perpjekje te Rugoves por qe u sabotuan dhe spiunuan nga LPK dhe PSSH…
    Ne shqiptaret e Kosoves duhet t’iu perkulemi me nderime vetem popullit vella te Shqiperise dhe Ilirides. Pike!
    Dhe per skrifice te jashtzakonshme atyre djemeve te UCK-se qe s’e kane njohur Bedri Islamin as komandantet analfabetë te Rognerit qe sot KS e kane sjellë buze varrit.

  • -JuQe u shitni vajza shkive cka leni pa ba o merteqypi
    shkavell dega ” se ti gjithcka je por jo alban Jo Ju qe njeqind e sa vite pavaresi dhe jeni katastrofa e europes Neve nuk ka fshat qe sna ka bombardue serbi Por sot te shkosh do thua kosova spaska pase lufte Se pse na jemi punetor qe me djerse e bujari krijojme gjallni Ju shkavell dega e kini vra Ahmet Krasniqin Ju kulovat me liber te shpise e kini profesion shpijunimin Qyre ju ntishit kane ner serbi e jugosllavi sot skishi fole shqip ! PO na te kosoves ne histori kemi krenari
    Jemi nipat e Isa Boletinit , Hasan Prishtines
    Bajram Currit , Haxhi zekes e ynyres kombetare
    Krejt kush ka qene udbash iau qkerdhefsha
    jeten e te gjallt Po edhe ati qe atedhetarve u thot udasha ia qkerdhefsha jeten robt e ardhmenine me
    e krejt cka ka !Eshte shpenzim materjal te komunikoj
    me tpa njerz si ju qe fyeni se pse jeni te fyem
    Kqyeni kojshite per rreth secili e ka jeten ma te mire
    se ju SE ju e kini tradite pabesine E vrau Mehmet
    shehu vehten Vrate Beqir Ballukun , vrate kadri hazbiun PEr kete juve edhe Bedri Islamit i thom
    mos fol per kosoven e kosovaret shqiptar mos njollos
    Ibrahim Rugoven se eshte i zgjedhur i elites
    shqiptare Anton Qeta Mark krasniqi Zekiria cana Ali Aliu e krejt burrat e boshtit kombetar e kan zgjedhe e ishin krah ti Dhe per mu e kosoven shqiptare
    emnat qe i permenda jan emna krenarije e rrespekti!

  • O Sefedin Krasniqi ,serbia kur bente diferencim te shqiptaret ne kohen e komunizmit,thoshte se duhet largaur udheheqesit,intelektualet…se ata bejne indoktrinimin e popullsise me nacionalizem.Te njejten metode kishte dhe ka edhe LDK simotra e LKJ.Fajtore jane komandantet dhe jo UCK.Komandantet duhet ne burge se bene lufte,dhe tash bejne konkurence.Komandante paskan ndejtur ne Roger po LDKejcat ku kan ndejtun ne GRAND.Fajsimi i komandanteve eshte qellimi i raportit te Dick Marty te perpiluar me pamfletet e serbise dhe te LDK me qellim te burgosjes se komandanteve dhe shpalljen e UCK teroriste dhe rivleresimin qe do i behej luftes.Ti
    Sefe a dhe ndonje leke per keto te malit?Ne te gjitha tubimet dhe metingjet e LDKj o qe nuk vinte ne shprehje ndihma per ata te malit por etiketoheshin me keqe se qe bente serbia.Ku na doli tash qe i ka themelu LDK,Rugova ku ky i fundit asnjehere nuk e permendi UCK as edhe ate te malit si kontribuese ne clirimin e Kosoves.Keto jane te incizuara dhe nuk duhet shume fjale. Ne ata konferencat e famshme per shtyp Rugova thoshte vetem tre fjali.Une angazhohem per Kosoven e hapur per Serbine dhe per Shqiperine dhe natyrisht te pavarur ha ha ha ha keshte .Une falenderoj miqte tane dhe Naton per clirimin e Kosoves .Kurre nuk permendi UCK kjo specie.

  • Ti Merteqyp me nofken Uka i maleve Qe cfar idijotizmi ka ndertimi i karakterit te juaj ! Ti don me i tregue Sefedin Krasniqit per serbine e per jeten ne jugosllavi ore morri i thive takayt ! Na nuk jemi te ndertuar per te rejte shtramu e mashtru Por realitetin e shiqojme pa deformime Sefa e permendi Hajzer Hajzerin qe ishte
    minister A te kujtohet Kushtetuta e Kaqanikut o idijot
    Te gjith ata qe e shpallen kushtetuten ishin delegat te
    kuvendit te kosoves ! Ishin edhe komunist me letra po
    ishin shqiptare e kombetar Tash po me kujtohet mbledhja e mrame e ati kuvenndi Kur Adem Mikullofci
    Pate thene Te nderuar delegat po flejme sante ne salle
    se keta nuk na lane neser te hyjm mbrenda Ashtu edhe
    ndodhi Kur delegati nga vuqiterna qe tash spo me kujtohet emni mjerisht e lexoj deklaraten kushtetuese
    Por ju sallamat e punueme me thunra te thive enverist
    jeni race e flliqet dhe gjithcka trilloni e rreni se jeni te
    taborrit enveropist ! NeShtabin e hajnave vrastarve mashtruesve tradhtarve e idijotve kryetar ishte
    Bedri sallami me thunra te thive qe ju e lepini se jeni
    merteqyp Ju te shbloni eliten kombetare qe zgjodhi
    Ibrahim Rugoven qe krejt bota e admiron pos lahperat
    e Togut te Bedri sallamit Ketu po e perfundoj me juve
    idijot rrenacak qe per njerzi skini kaqik as konak !
    Se jeni poshtrak !
    Mal Uka

  • Uka i maleve, nuk jemi te barabartë, sepse ti shkruan me nofke, sikur edhe te tjeret ketu. S’keni guxim te identifikoheni, sepse kur identifikohesh, merr pergjegjesi për shkrimin.
    Jam shume i sigurt qe per UCK kam dhene me shume se ti, por kam dhene mund e skrifice duke shkruar kunder vrasjeve politike. Nuk e kam pranuar asnje vrasje politike, sepse lufta u bë per clirimin e Kosoves, jo per marrjen e pushtetit me vrasje.
    Le te dalin te gjitha regjistrimet e deklarimet e Rugoves dhe filmimet sepse kane shume vlere historike. Dhe si na qenka sot Kosova!?
    Une nuk mbroj LDK, sepse ka mjaft anetarë qe e mbrojne, por as nuk perkrah marrina te askujt, sepse gjithcka dihet si dita me diell.
    Te gjithe e dime se gjithcka eshte bere sipas skenarit te SHBA-ve per shkaterrimin e Jugosllavise. Ne ishim lojtarët pa te cilet nuk behej as nuk realizohej ky skenar. Ne kete ndermarrje me se shumti humben BeH dhe KS. Asnje hap as Rugova as UCK nuk do ta bente pa ndihmen e Amerikes.
    Uka i maleve, zbrit ne rrefsh se gjerat i sheh nga afer e jo nga largesite.
    Une, edhe pse s’pajtohem me Bedri Islamin, kam konsiderate me shume per te se sa për ju tjeret, pasi Bedriu po shkruan me emer e mbiemer. Ju keni frike nga vetevetja.
    Me duhet ta citoj Albinin, i cili ne Syri.net tha
    – Deklarata e pare e Rugoves se Pavaresia e Kosoves eshte minimumi, sepse ne synojme edhe me shume.

  • Sefedin Krasiqi tash ke zbrit ne toke se ishe ne qiell.Te pergezoj jo per bindjet poliitike,por per sinqeritet,me duket se flet ushtu si i mendon ti sendet sipas bindjes tende.Une kam qen ne fushe gjith kohen se nuk pata guxim te shkoj ne male atehere kur duheshte mali.E TASH KAM HYPE NE MALE SE NGA ATJE ME MIRE DUKET FUSHA.Sefedin une si gjith shqiptaret pa rezerve kam ndihmu LDK.Por kur nisi lufta dhe kur shifja me syte e mi punen dhe veprimet e ledekejcave kunder atyre qe luftonin ne male u trishtova dhe pyetja veten si eshte e mundur .Po te mi thoshte dikush tjetes pa pare dhe ndegjuar vete kurre nuk do i besosha.Por shkurt,si do qe te jete meritor per intervenimin e NATOs eshte UCK.Une nuk theme se cdo gje ka shkuar mire ,por ne krahasim me cdo vende tjeter pas luftrave ne Kosove ka pas me pake ekzekutime vrasje.Dihet se Kosova sipas nje statistike te MPM sllovene ,ka pas numrin me te madhe te UDBasheve qe i kane sherbyar serbise para lufte dhe jame i sigarte se te njejten e kane bere edhe gjat luftes dhe pas saje,kur kan pase mundesi,kuptohet tash ne forma tjeraSa per delegatet qe shpallen pavaresine Kosoves ne kushtet e okupimit eshte trimeri dhe historike qe ska kush e konteston.Sa per LKK-LKJ edhe ate periudhe e kam perjetuar.LKK ishte e ndare ne dy rryma ajo qe mbronte interesat e Kosoves me F.Hoxhen,M.Bakallin,A.Vllasin…..dhe ajo qe i sherbente serbise me R.Morinen,I.Mustafen…Ndoshta nuk te pelqen por ky eshte mendimi im .Tung!

  • O uka i maleve, te thash qe s’jemi te barabartë derisa ti s’ke guxim te komentosh me emer dhe mbiemer. Pse ia ke friken emrit tend?
    Tjeter?
    Gjithe familjen (jo femijet e mi sepse kane qene te vegjel) por te familjes me te gjere i kam pasur ne UCK. Sa me perket mua ti meshoj ldk-se sa te duash, sepse nuk me dhemb, nuk isha as nuk jam anetar i saj.
    Por, nje gje eshte me se e sigurtë, ushtaret e pare te viteve 90 i ka financuar LDK. Kjo dihet boterisht. Devizat si për 3% te Qeverise Bukoshi si për Vendlindja therret, i kane dhene anetaret e LDK ( shumicen absolute). Pse? Sepse LPK nuk i ka pasur as 2 autobusa anetarë. Vrasjet plotike s’i ka bere UCK, por i ka bere pikerisht LPK, ne emer te UCK-se. Edhe udbashet nuk eshte dashur te vriten, por te gjykohen publikisht. Ta dije populli me fakte se kush kujt cka i ka bere. Ne KS ke sa te duash UDB-ash edhe sot. Askush me gisht nuk ua bene! Pse? Sepse ata i njohin bashkepunetoret e tyre. Madje, ne nje emision ne RTK vetë Kadri Veseli i pati ngritur ne qiell duke i quajtur « thesari kombit ».
    Keto tema jane te lodheshme dhe jane shterruar tashme. E vetmja gje qe ka mbetur eshte qe Gjykata Speciale te na tregojë me emer e mbiemer kush ishin planifikuesit, paguesit dhe vrasesit. Ti e di, mu sikur Bederi Islami se te gjithe kane për te dalur shqiptarë.
    Prandaj, obelisku me shembullor i UCK-se eshte t’i hjeket kjo poshteresi pikerisht UCK-se dhe te thuhet qarte se vrasjet politike i ka bere LPK e cola për te humbur gjurme u shnderrua ne PDK.
    Pour; me vone jane shpernda edhe ne parti tjera.
    Perndryshe, sllovenet kane qene nxenesit me te perkushtuar te UDB-se.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *