Vendoset eksploziv makinës së biznesmenit të çimentos. Rreth orës 17:00, të së shtunës, në afërsi të Kopshtit Zoologjik ka shpërthyer makina e tip Benz me targa AA303DK. Nga të dhënat e para mësohet se në makinë kanë qenë dy persona, të cilët kanë shpëtuar mrekullisht nga vdekja.
Automjeti i shpërthyer i përkiste një biznesmeni që merret me prodhimin dhe tregtimin e çimentos. Menjëherë në vendgjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë që kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.
Nga të dhënat paraprake mësohet se sasia e eksplozivit është vendosur në pjesën e pasme të makinës, e cila ka shpërthyer në ecje e sipër. Kjo nuk është hera e parë që biznesmenët e çimentos janë nën shënjestrën e krimit.
Më 5 tetor të vitit 2012 u ekzekutua me eksploziv, zëvendësdrejtori i fabrikës së çimentos së Fushë Krujës, Anuar Rizik (Anwar Rizik), 43 vjeç, nga Betlehemi.
Rizik kishte kombësi palestineze dhe shtetësi shqiptare. Ai mbeti i vdekur pasi një sasi lënde plasëse shpërtheu në portën e banesës së tij, ndërsa po hapte portën kryesore të banesës.
***
Eksploziv automjetit të një bizmesmeni, plagoset drejtuesi. Policia: Shpërthimi i telekomanduar
Një automjet ka shpërthyer sot rreth orës 17:00 në Tiranë, ndërkohë që është plagosur drejtuesi i tij. Ngjarja ndodhi pranë Kopshtit Zoologjik, ndërsa i plagosuri mësohet të jetë shtetasi Leonard Qesari, i cili drejtonte automjetin e një biznesmeni në fushën e ndërtimit.
Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje, duke i dhënë të plagosurit ndihmën e parë.
Mbaroi pedofilia filloi dinamiti. Lum si ne o qe jetojme ne Shqiperi o eeeer
Ja ky eshte punesimi qe premton kryeministri: te ngujohemi brenda ne shtepi e te ndjekim lajmet mbi krimet, te cilat, domosdo, do te jene te pafundme (pra edhe kesaj pune s’do t’ia dalim dot) e gjithashtu edhe shume te larmishme: vjedhje, grabitje, pedofilira, tritole, dinamitra, vrasje me bollek, aksidente rrugore, kurverime, trafiqe, falje trojesh fqinjeve, meqe ashtu kane ata qejf e ashtu mund te na marrin me sy te mire…
Beni kujdes se keta kane fillu gjobat si me marrifet.
Policia e Brecanit, e shtetit dhe ajo private, e atij nendrejtorit te policise se Tiranes, qe shkoi me urgjence e arrestoi Kryetarin e Bashkise se Kavajes per nje shpulle, sot nuk u duk ne ngjarje.
Jane shthur fare strukturat e policise e pasiguria eshte rritur shume.
Nejse.
Rrofte vjehrri im, Besnik Bekteshi dhe telebingo shqiptare ! 😛
Nje pershendetje ” Arditit” se ai i verteti eshte nje plehre se bashku me Fevzon Cilin Qimin por qe me 23 do ti fusim kallomin.