Obligacionet 2 vjeçare, tregu i qëndrueshëm

anazapta

Tregu primar i letrave të borxhit të qeverisë e ka nisur vitin 2014 me tipare më të qendrueshme krahasuar me Dhjetorin e vitit të kaluar. Në ankandin e obligacioneve dyvjeçare të zhvilluar djet në Bankën e Shqipërisë, qeveria arriti të sigurojë një borxh prej 2.3 miliardë lekësh. Interesi mesatar i obligacioneve ishte 4.92 për qind, po aq sa në ankandin e fundit të zhvilluar në muajin Dhjetor. E njëjta qendrueshmëri ishte verifikuar edhe në ankandet e Bonove të Thesarit, javën e kaluar, kur shuma e kërkuar nga qeveria u plotësua e gjitha dhe luhatjet e interesave ishin të papërfillshme. Duket se tashmë, qeveria ka një pasqyrë më të qartë të gjendjes së financave publike dhe menaxhimi i huamarrjes po hyn brenda linjve të parashikuara në buxhetin vjetor. Ndonëse buxheti i vitit 2014 parashikon rritje të borxhit me rreth 120 miliardë lekë, huaja e re do të financohet nga burime të jashmte, e nga ana tjetër kërkesa për hua në tregun e brendshëm pritet të jetë e përballueshme.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *