Superproduksioni hollivudian “Oblivion”, me protagonist Tom Cruise kryeson listën e filmave më të ndjekur në kinematë amerikane gjatë fundjavës. Filmi fantastiko-shkencor me efekte speciale spektakolare ka arkëtuar 38.2 milionë dollarë. Në vendin e dytë është filmi “42”, i cili rrëfen jetën e Jackie Robinson, lojtari i parë afroamerikan në historinë e bejsbollit. “42” ka arkëtuar 18 milionë dollarë, I ndjekur nga “Croods” me 9.5 milionë. E katërta në klasifikimin top 5 qëndron pjesa më e re e parodisë horror “Scary Movie 5” me 6.3 milionë, ndërsa në fund të listës qëndron “G.I. Joe: Hakmarrja” me 5.8 milionë.