Progresi, drejt përfundimit të pandemisë COVID-19 dhe përgatitjes për shpërthime të ardhshme është i ngadaltë dhe i pabarabartë, paralajmëron një raport i ri.
Raporti, i quajtur “Duke humbur kohë”, vjen nga ish-kryeministrja e Zelandës së Re, Helen Clark, dhe ish-presidentja e Liberisë, Ellen Johnson Sirleaf, të cilët u emëruan nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për të kryesuar një panel të pavarur për gatishmëri ndaj pandemisë.
Në raport ata sugjerojnë se përparimi kundrejt virusit është frenuar nga mungesa e unitetit – 1.65 milion njerëz të tjerë kanë vdekur, pjesë të mëdha të botës kanë pak ose aspak akses në vaksina, ndërsa vendet e pasura po japin përforcues.
Është veçanërisht kritike për industrinë farmaceutike, që duke sugjeruar se bota është peng i kompanive, interes kryesor kanë fitimin, shkruan BBC.
Raporti thotë se dështimi për të punuar së bashku po e zgjat pandeminë dhe po na lë të papërgatitur për të ardhmen.
Paralajmërimi vjen përpara një takimi të vendeve anëtare të OBSH-së në Gjenevë, për të diskutuar një traktat global të pandemisë.
j.l./ dita

ASNJE VAKSINE!
mbylleni kete pandemi se na pret tjertra ne 2023…
Ke informata?
ke ne interenet sa te dhje…
Marburg, Smallpox, Nipah… Ket anuk ndalen me, po njerezit kane halle e probleme ditore e nuk mendojne gjate ndersa elita siper eshte me dekada perpara.
Sa te jete Billi ne krye te “donacionieve”, bota do te kete “nevoje” gjithmone te terrorizohet nga dicka