OBSH: Çdo 40 sekonda vetëvritet një person

Edona Llukacaj

Sipas një raporti të publikuar të hënën nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO), rreth 800,000 njerëz kryejnë vetëvrasje çdo vit në botë.

Raporti u publikua një ditë para 10 shtatorit, Ditës Botërore për Parandalimin e Vetëvrasjeve, edhe në mënyrë që të rrisë ndjeshmërinë ndaj fenomenit.

Sipas këtij raporti, ndonëse norma globale e vetëvrasjeve ka rënë në periudhën 2010-2016, numri i vdekjeve ka mbetur pothuajse i njëjtë, për shkak të rritjes së popullsisë globale.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në deklaratën ku bëri publik edhe disa të dhëna të raportit theksoi: “Me gjithë përparimin, një person vdes çdo 40 sekonda nga vetëvrasja”.

Ai shtoi: “Vetëvrasjet janë të parandalueshme. U bëjmë thirrje të gjitha vendeve që të përfshijnë strategji të parandalimit të vetëvrasjeve në programet kombëtare të shëndetit dhe arsimit”.

Në raportin e OBSH-së thuhet se metodat më të zakonshme të vetëvrasjes janë varja dhe vetëhelmimi.

Sipas të dhënave, shumica e vetëvrasjeve ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, ku jeton shumica e popullsisë globale, ndërsa normat e vetëvrasjeve janë më të larta në vendet më të pasura.

Në raport, gjithashtu, vërehet se vetëvrasja është shkaku i dytë kryesor i vdekjes tek të rinjtë të moshës 15-29 vjeç, pas lëndimeve në rrugë, raporton Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.

e.ll./dita

Share This Article
1 Comment
  • I bie qe te vetevriten 2 milion e 100 mij ne vite…jeni te sigurte per kete? apo po ja fusni k…t me grushte si jo pak her?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *