OBSH diskuton me Rusinë për vaksinën e dytë ndaj COVID: Vendim vetëm kur të shohim rezultatet e provave klinike!

time

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi sot se diskutimet ishin pozitive me ata që krijuan vaksinën e dytë kandidate ruse kundër COVID-19.

“Ne do të kemi një vendim mbi vaksinën vetëm kur të shohim rezultatet e provave klinike të fazës 3”, tha Zyrtari Kryesor i Shkencës i OBSH Somia Swaminathan, në një konferencë shtypi në Gjenevë.

Vaksina e dytë ruse quhet EpiVacKorona dhe u zhvillua nga Qendra Shkencore Vektor për Virologjinë dhe Epidemiologjinë në Novosibirsk.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *