OBSH i vendos emrin zyrtar koronavirusit

Leda Hysa

Organizata Botërore e Shëndetësisë i vendoi një emër zyrtar koronavirusit të cilën e ka quajtur Convid-2019.

Këtë e bënë me dije kreu i organizatës, Tedros Adhanom Ghebreyesus, gjatë një konference për shtyp në Gjenevë.

Inicialet CO i referohen coronas, VI i referohet virusit ndërsa D i referohet fjalës “disease” që përkthehet sëmundje.

Ghabreyesus deklaroi se ishte e nevojshme të gjendej një emër që nuk i referohet një vendi, kafshe apo një grupi të caktuar individësh.

Emra të tillë do të shkaktonin konfuzion dhe stigmatizim.

Deri më tani janë regjistruar 1016 viktima ndërkohë që numri i të prekurve është 42.200 persona. Këto shifra kalojnë dhe epideminë e Sars që u përhap në vitin 2003.

Dita e hënë është shënuar si dita me më shumë viktima, ku vetëm në provincën Hubei humbën jetën 103 persona.

 

l.h/ dita

 

 

Share This Article
1 Comment
  • tashti ja hodhëm!!
    pa emrin e vërtetë si mund ta ndalosh dikë??
    ti thërret o gimo ndalu pak,e qaniu asqë e këthen kokën fare!!
    kështu ne thoshim po përhapet korona virusi,kurse Convid-2019 asqë desh me ja dit!!ai bënte punën e tij!!
    trompi tha se sa të ngrohet pak moti e ka për tu zhdukur,tashit që e dimë si e ka emrin e vërtetë!?
    një javë maksimumi, i thërrasim të gjithë viruset me letër thirrje në laborator,andej nga kanë dalë!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *