COVID-19 vijon të përhapet me shpejtësi dhe të thellojë bilancin e viktimave dhe të prekurve në rang botëror, pasi deri tani janë shënuar 25,360 viktima dhe 559, 351 të infektuar, teksa 128, 751 persona janë shëruar.
Deri tani, nuk është krijuar ende vaksina ndonëse përpjekje bëhen çdo ditë, teksa shumë vende po përdoren mjekime alternative që ende nuk janë bërë pjesë e protokollit të OBSH.
Së fundmi, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar katër trajtimet që mund të kurojnë koronavirusin dhe që do të testohen në mbarë botën.
Bëhet fjalë për: një përbërje eksperimentale antivirale e quajtur remdesivir; ilaçet për malaries chloroquine dhe hydroxychloroquine; një kombinim i dy ilaçeve të HIV, lopinavir dhe ritonavir; dhe i njëjti kombinim plus interferon-beta, të cilët Organizata Botërore e Shëndetit beson se këto mjekime mund te shërojnë një numër të madh pacientësh.
Si u përzgjodhën?
Çdo mjek në botë që ka pasur një pacient me koronavirus ka shënuar në një program simptomat e pacientit dhe barnat e zgjedhura për ta mjekuar.
Kështu që nga momenti i shtrimit deri tek shërimi i pacientit shënohet çdo e dhënë se si ka reaguar organizmi i tij pas përdorimit të një nga medikamentet e mësipërm.
Kjo listë është studiuar edhe nga një panel shkencëtarësh që prej muajit janar dhe grupi i barnave të zgjedhura në shumë raste kishin dhënë efekt duke trajtuar një numër të konsiderueshëm të pacientëve të infekuar nga pandemia globale, duke i shtuar shpresat se ato mund të japin rezultat.
Remdesivir
U krijua nga “Gilead Sciences” për të luftuar Ebolën dhe viruse të ngjashme, por nuk u përdor për shumë gjatë pasi ilaçi nuk ishte shumë i sigurt dhe efektiv, por po jep rezultate me koronavirusin.
Klorokina dhe hidroksiklorokina
Në një konferencë për shtyp, presidenti Donald Trump e quajti klorokuinën hidroksiklorkina dhe një kombinim që do ndryshonte gjithçka.
Të dyja këto barna funksionojnë duke ulur aciditetin në endozome, në mënyrë që virusi mos të arrijë që të deportojë në qeliza.
Bakteri përdor proteinën me të cilën mbulohet për t’u ngjitur në një receptor në sipërfaqen e qelizës dhe studimet kanë treguar se “chloroquines” jep efekt vetëm kur përdoret në doza të mëdha, që sjell pastaj rrezikun se mund të shkaktojë toksicitete serioze.
Të dy ilaçet japin efekt nëse përdoren tek pacientët e duhur.
Deri më tani ato janë testuar në SHBA dhe Francë, ku rezultatet kanë qenë të kënaqshme.
Ritonavir / Lopinavir
Ky ilaç i kombinuar, i shitur nën emrin e markës Kaletra, u miratua në Shtetet e Bashkuara në vitin 2000 për të trajtuar infeksionet HIV.
Për shkak se lopinaviri tretet shpejt në trupin e njeriut nga proteazat tona, ai jepet me nivele të ulëta të ritonavir, një tjetër frenues i proteazës, që lejon që lopinaviri të vazhdojë më gjatë.
Kombinimi mund të frenojë viruset e tjera gjithashtu, konkretisht koronaviruset dhe ka treguar efikasitet në marmosets të infektuar me virusin MERS, dhe gjithashtu është testuar në pacientët SARS dhe MERS, megjithëse rezultatet nga ato gjykime janë të paqarta.
Kaletra
Pas një hulumtimi të kryer në Kinë mbi 199 pacientë dhe i botuar në revistën shkencore NEJM, shpjegohet se ndryshe nga ilaçet e tjera Kaletra nuk ka ndonjë dallim të veçantë tek shëndeti i pacientëve.
Megjithatë në studim theksohet se ilaçi Kaletra është përdorur tek të sëmurët në një fazë të kur COVID-19 kishte ditë në trupin e njeriut, atëherë kur pacientët kishin simptoma shumë serioze dhe gjendja e tyre është teje e përkeqësuar.
Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetit po monitoron të gjitha të dhënat në formati online që raportojnë të gjitha kombet që po përdorin këto 4 lloj medikamnetesh, ku mund të ndërhyjë për të parë kërkimet, ku edhe mund të heqë njërin nga këto ilaçe në përdorimin tek njerëzit.
o.j/dita

Khydroksiklorokin duhet te perdoret bashke me azithromycine!
Edhe jo kur pacientet jane ne reanimacion kur nuk ka ma effekt po sa ma heret qe pacientet te sherohen ma mire, pa pasoje per veti po edhe te mos jene me bartese te virusit e shperndareset e tij tek tjereve! Sa ma shpejt aq ma mire per te gjithe! Edhe me nje kure shume ma te lire se sa ato te tjerat!
“Bakteri përdor proteinën me të cilën mbulohet për t’u ngjitur në një receptor në sipërfaqen e qelizës …”
covid-19 eshte virus jo bakter
siperfaqja e qelizes eshte membrana e qelizes
Zakonisht viruset i pershtaten ambientit/trupit ku jetojne, pra ata jane variabel. Kur luftohen qysh ne shenjat e para me antibiotik e cfardo, ata shume shpejt perpiqen ti pershtaten klimes se re, duke ndryshuar forme dhe aktivitet, keshtu per ti shpetuar antitrupit dhe cdo medikamenti qe i sulmon, -keto te fundit demtojne jo ne pak raste edhe vete antitrupat qe prodhon gjaku/ sistemi yn imun. POR, kur ata (viruset) lihen ditet e para te kryejne pershtatjen e tyre ne trup, kur ata kujtojne se po e fitijne betejen, pikerisht kete kohe kur sistemi imun ka nxitur antitrupat e tij, por keto jane akoma te pamjaftueshem, pikerisht ne kete kohe ia nis njeriu me antibiotiket e tij, te cilet ne bashkpunim me antitrupat e mundin virusin. Si gjithnje pa harruar cajin e malit dhe limonat!