Europa, javë infektimesh. OBSH: Mund të arrijë në çdo vend

Leda Hysa

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përsëritur paralajmërimin e saj se koronavirusi mund të prekë të gjithë vendet e botës.

Një zëdhënës i OBSH-së tha se shpërthimi mund të arrijë tek ‘të gjitha vendet’.

Virusi deri tani ka goditur 82,000 persona në 57 vende dhe i ka marrë jetën 2.858 të prekurve.

Evropa u godit këtë javë duke kapur shifrën e 800 të prekurve në vetëm shtatë ditë.

Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, tha:

Ky virus ka potencial pandemik. Ne jemi në të vërtetë në një situatë shumë delikate, shpërthimi mund të shkojë në çfarëdo drejtimi tashmë”.

Vendet kanë zbatuar strategji rrënjësisht të ndryshme për të frenuar përhapjen.

Kina ka zbatuar kufizime udhëtimi për 700 milionë banorë të saj. Masat më të rrepta janë marrë në katër qytete në provincën Hubei, epiqendra e shpërthimit.

Japonia ka mbyllur shkollat ​​e saj për të paktën një muaj, ndërsa Irani ka anuluar Lutjet e së Premtes në qytete të mëdha. Arabia Saudite ndaloi pelegrinët.

Vetëm në Itali, numri i rasteve ka shkuar në 653 ai i viktimave në 17. Por është rritur edhe numri i të shëruarve që tashmë janë nxjerrë nga spitali, 45.

Në Azi, Koreja e Jugut, shënoi të premten numrin më të lartë të të prekurve, 2337, ndërsa 13 janë viktimat.

Bjellorusia dhe Lituania kanë raportuar rastet e para të tyre të virusit dhe Franca ka raportuar dy raste të reja duke e çuar totalin atje në 40. Edhe Spanja, Gjermania, Danimarka dhe Britania e madhe, kanë raportuar raste të reja, ndërsa Greqia ka konfirmuar rastin e katërt.

Në Afrikë, është konfirmuar rasti i parë në Nigeri, një shtetas italian që kishte udhëtuar drejt Lagosit. Nigeria bëhet kështu vendi i tretë afrikan që raporton virusin pas Egjiptit dhe Algjerisë.

Ndërsa një rast i parë i Covid 19 është raportuar edhe në Zelandën e Re.

Për momentin, kufijtë mbeten të hapur ndërkohë që ajo që po përhapet edhe më shpejt se virusi, është paniku dhe paranoja. Kjo, sipas zyrtarëve është epidemia e parë në erën e medias sociale dhe kjo e fundit nuk po ndihmon aspak për mirë – shkruan Java.

 

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *