OBSH: Nëse shfrytëzohen të gjitha mundësitë ky është viti i fundit i Covid

Amelda Amelda

Faza akute e pandemisë së koronavirusit mund të përfundojë këtë vit, nëse shtetet përdorin të gjitha mjetet që kanë në dispozicion, ka thënë të hënën shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus. Sipas tij, qëllimi është të rritet shkalla e vaksinimit në vendet e varfra dhe të kryhen më shumë testime.

“Nëse shtetet shfrytëzojnë të gjitha strategjitë dhe mjetet në mënyrë gjithëpërfshirëse, ato mund t’i japin fund fazës akute të pandemisë këtë vit. Ne mund t’i japim fund COVID-19 si emergjencë globale shëndetësore dhe mund ta bëjmë këtë gjatë këtij viti”.

Shefi i OBSH-së ka bërë thirrje për kujdes. Ai ka thënë se përhapja e shpejtë e variantit Omicron të koronavirusit nënkupton se 100 raste të reja janë raportuar çdo tre sekonda në OBSH, javën e kaluar. Një vdekje është raportuar çdo 12 sekonda.

“Është e rrezikshme të deklarojmë se Omicron do të jetë varianti i fundit dhe se jemi në fund të luftës”, ka thënë ai.

Sipas tij, 85 për qind e popullsisë në Afrikë nuk e ka marrë asnjë dozë të vaksinës kundër koronavirusit. Nëse 70 për qind e popullsisë së secilit shtet vaksinohet në muajt e ardhshëm, virusi mund të mposhtet, ka shtuar Tedros. Sipas tij, duhet të shtohet kujdesi ndaj variantit, në mënyrë që të ulet shkalla e vdekshmërisë.

a.m/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *