Sipas studimeve më të fundit, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se steroidët janë kura më e mirë e momentit kundër infektimit me koronavirus, ato reduktojnë me 32% rrezikun e vdekjes, ndaj dhe rekomandoi për përdorimin e tyre në spitale për rastet e rënda, por jo tek të lehtat.
Rekomandimi erdhi pasi këtë javë u publikuan rezultatet e provave të gjera klinike të kryera nga shkencëtarët në vende të ndryshme të botës, si Shtetet e Bashkuara, Britania, Spanja, Franca, Kina, Kandaja e Brazili.
Provave klinike iu nënshtruan mbi 7 mijë vullnetarë, të cilëve iu dhanë 3 lloje ilaçesh me bazë steroidësh, deksametazon, hidrokortizon dhe metilprednizolonin.
Testimit 28 ditor rezultoi efekte tepër pozitive tek pacientët e sëmurë rëndë jepnin veçanërisht deksametazoni dhe hidrokortizoni, ndërsa metilprednizoloni nuk dha rezultate të kënaqshme. Britania e Madhe dhe disa vende të botës po i përdorin gjerësisht steroidët në kurimin e pacientëve në gjendje të rëndë me COVID-19.
a.t / dita

Seriozisht dua te falenderoj qe me ne fund mjekesia humane pranuat nje te vertete te grupimit steroid .
Por mos haroni se ka edhe grup tjeter qe eshte i nivelit veprus me te ulet por me veprim me direkt , por qe do te mjaftonte qe skema e perdorimit te pershtatet per ne rastin e Covit-19 duke pergjysmuar dozen dhe duke synuar zmadhimin ndoshta dyfish te momenteve kohore te marrjes se ketyre ilaceve qe jane te nivelit veprues te ulet direkt , te cilat sic u tha mund te perdoren ne fazat e shenjave te lehta te Covit -19 duke minimizuar rrjedhjet e lengjeve te mukozave te frymemarjes dhe duke mos bllokuar sistemin imunitar qe te mund te filloje te prodhoje sa me pare anti-trupat specifike qe vrasin virusin ne cdo
cep te trupit te njeriut .
Pa autorizimin dhe mbikqyrjen e mjekut human asnje ilac te mos merret sepse mund te cfaqen efekte negative teper te demeshme .
V-D.