OBSH: Për tre javë me radhë, numri i infektimeve me COVID ka shënuar rënie në të gjithë botën

J L
World Health Organization (WHO) Director-General Tedros Adhanom Ghebreyesus speaks during a daily press briefing on COVID-19 virus at the WHO headquaters in Geneva on March 9, 2020. - The World Health Organization said on March 9, 2020 that more than 70 percent of those infected with the new coronavirus in China have recovered, adding that the country was "bringing its epidemic under control". (Photo by Fabrice COFFRINI / AFP)

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus ka dhënë një lajmë inkurajues në lidhje më  numrin e infektimeve në gjithë botën.

Në një deklaratë për mediat, ai ka thënë se për tre javë me radhë numri i rasteve të reja me Covid-19 ka shënuar  ulje.

“Për të tretën javë me radhë, numri i rasteve të reja të COVID-19 të raportuara globale ra javën e kaluar. Ka akoma shumë vende me numër në rritje të rasteve, por në nivelin global, ky është një lajm inkurajues”, ka thënë ai.

Po ashtu, Tedros ka thënë se virusi mund të kontrollohet, madje edhe variante e reja, duke respektuar  distancimin social, duke mbajtur maskë dhe higjenë të pastër. Ai paralajmëroi, megjithatë, se bota ka qenë në këtë pikë më parë dhe nuk e ka menaxhuar siç duhet.

“Gjatë vitit të kaluar, ka pasur momente në pothuajse të gjitha vendet kur rastet ranë, dhe qeveritë lehtësuan masat shumë shpejt, por raste u kthyen.  Përderisa shpërndahen vaksinat, është jetësore që të gjithë ne të vazhdojmë të marrim masa paraprake për të mbajtur veten dhe njëri-tjetrin të sigurt. Po ashtu ndihmon për garantimin e vaksinave, që të mbeten efektive”, ka shtuar kreu i OBSH-së.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *