OBSH përgëzoi zbulimin e rëndësishëm, Çomo: Dexamethazone përdoret në shërbimin infektiv

Leda Hysa

“Bari dexamethasone është një bar I përdorur në shërbimin infektiv dhe vijon të përdoret për personat që kanë insuficiencë respiratore në gjendje të rëndë, pra ajo që në gjuhën mjekësore quhet detresi respirator, që rëndon situatën e këtyre pacientëve”, tha Najada Como, shefe e shërbimit infektiv në një prononcim për BalkanWeb.

Ministria e Shëndetësisë ka siguruar medikamentin në fjalë, bazuar në kërkesat e shërbimit infektiv.

Së fundmi OBSH përgëzoi rezultatet paraprake të një studimi britanik mbi një medikament për të luftuar kundër sëmundjes respiratore të COVID-19, duke e cilësuar si një zbulim revolucionar.

“Steroidi i quajtur dexamethasone është medikamenti i parë që redukton vdekshmërinë tek pacientët e prekur nga COVID-19 që kanë nevojë për oksigjen apo ventilator”, deklaroi kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Ky është një lajm i jashtëzakonshëm dhe përshëndes qeverinë britanike, Universitetin e Oksfordit dhe shumë spitale dhe pacientë të Britanisë së Madhe që kanë kontribuar në këtë zbulim shkencor jetësor”, deklaroi ai.

”Testet në 2 104 pacientë kanë treguar se dozat e ulëta të këtij medikamenti reduktojnë numrin e të vdekurve me një të tretën e pacientëve në ventilatorë dhe me një të pestën mes atyre që marrin oksigjen”, njoftuan studiuesit britanikë.

Studiuesit i kanë përshkruar rezultatet si një zbulim i madh që do të shpëtojë jetë.

 

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Eshte e njohur se anti-inflamatoret e grupit ani-histaminik apo grupi i korizonikeve ulin lengun mukoz qe ndodh gjate demtimit akut te mukozave apo dhe te epiteleve te apoaratit te frymemarrjes .
    More “shkencetare” po tani po I mesoni juve keto ?
    Ish mjeku Veteriner -1982

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *