OBSH: Rritje rekord e të infektuarve brenda një dite

Ornela
World Health Organization (WHO) Director-General Tedros Adhanom Ghebreyesus speaks during a daily press briefing on COVID-19 virus at the WHO headquaters in Geneva on March 9, 2020. - The World Health Organization said on March 9, 2020 that more than 70 percent of those infected with the new coronavirus in China have recovered, adding that the country was "bringing its epidemic under control". (Photo by Fabrice COFFRINI / AFP)

Koronavirusi prej muajsh është prezent në të gjithë botën. Kohët e fundit duket se për shkak të heqjes së masave kufizuese në shumë vende numri i infeksioneve është rritur shumë. Në një nga raportet më të fundit të OBSH, vihet re një rritje rekorde e numrit të të infektuarve me koronavirus brenda një dite.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), në raportin e saj thekson se në vendin e parë porsa i përket shifrave të larta të të infektuarve me koronavirus është Amerika Veriore dhe ajo Jugore.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se OBSH ka thënë se numri total i rasteve të reja në 24 orët e fundit ka arritur në 183,020, dhe më shumë se gjysma – 116,000 kanë qenë në territoret amerikane.

Në një raport më të detajuar, është kuptuar se Brazili ka raportuar më së shumti raste, 54,771, Shtetet e Bashkuara kanë qenë të dytat, 36,617, dhe India e treta me 15,400 të infektuar.

Territoret amerikane kanë regjistruar më së shumti të vdekur po ashtu, 219,000, derisa Evropa renditet e dyta me 193,000 viktima, sipas OBSH-së.

Ndërkohë, të dhënat e fundit tregojnë se në nivel global, numri total i të prekurve me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi, ka arritur në mbi 8.9 milion, përderisa mbi 466,000 prej tyre kanë vdekur.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Mjaft më me OBSH-në, këtë organizatë që fatkeqësisht nga Organizatë humane është kthyer në ORGANIZATË MAFIOZE me në Krye BAJGËN BYTHZI ,SHËRBËTORIN E BILL MUT GEJCIT.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *