OBSH, thirrje për kontrollin e laboratorëve kinezë ku është identifikuar për herë të parë COVID-19

Edlira Shehu

Si pjesë e hetimit për origjinën e pandemisë, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri thirrje të premten për një kontroll të laboratorëve kinezë ku u identifikuan rastet e para të COVID-19.

Kreu i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, propozoi auditimin e laboratorëve gjatë një mbledhje të vendeve anëtare të organizatës me seli në Zyrih.

Ai tha se për të zhvilluar hetimin ishte e nevojshme të kryheshin “kontrolle të laboratorëve dhe institucioneve kërkimore përkatëse aktive në rajonin ku u identifikuan rastet e para njerëzore në dhjetor të 2019-s”.

Infeksionet e para u zbuluan në Wuhan, një qytet kinez në provincën qendrore Hubei.

Kërkesa e shefit të OBSH-së vjen një ditë pasi ai tha se ishte e parakohshme të përjashtohej një lidhje e mundshme midis pandemisë dhe një rrjedhje laboratorike.

 

e.sh/Dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *