O`Connell: Gënjejnë ata që mohojnë krimet në Kosovë

DITA Online

Ambasadori britanik, Ruairi O’Connell, gjatë fjalimit të tij në Prizren për prezantimin e projektit për revitalizimin e rrugës “Marin Barleti”, foli edhe për krimet që kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë duke thënë se ata që i mohojnë ato po gënjejnë.

Duke paraqitur të dhënat e luftës së fundit, O’Connell deklaroi se nuk guxojmë të harrojmë dhe të mohojmë të kaluarën, shqiptarët dhe serbët e vrarë, të rënët dhe masakrat që ndodhën para 20 vitesh.

Ne nuk guxojmë të harrojmë Reçakun, Krushën e Madhe, Çerezin, Mejën, Qyshkën, Pavlanin, Zahaqin, Dubravën dhe shumë maskara të tjera që kanë ndodhur në Kosovë. Ata që e mohojnë, gënjejnë”, deklaroi ambasadori britanik.

v.l/ Dita

Share This Article
1 Comment
  • Jo nuk genjejne ,po riperseritin krimet e tyre!
    Bile flm qe 2 ambasadore,ju edhe ambasadori amerikan,nuk pranoni te heshteni para ketij mohimi…
    Per te tjeret…turpi t’i mbulofte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *