Dikush duhet t’i ketë thënë Zonjës Nishani, që mos të rrijë duarkryq, por të organizojë ndonjë aktivitet, se do t’i bënte mirë edhe për shëndetin, përpos imazhit në publik. Me personazhe të tillë, do të mjaftonte dëshira e saj, se pas Zonjave të Para, kush nuk shkon! Dhe kështu ka bërë! Në 70-vjetorin e ndarjes nga jeta të shkrimtares dhe antropologes së njohur angleze, Edith Durham, Presidenca organizoi një ceremoni të veçantë dy ditë më parë.
Zonja e Parë, Odeta Nishani tha në fjalën e saj se zor se gjen sot një grua të dytë që e donte aq shumë Shqipërinë.“Edith Durham nuk e shëtiti Shqipërinë dhe Kosovën me makinë, tren apo autobus, por kryq e tërthor pëllëmbë për pëllëmbë, me këmbë, me entuziazëm dhe ekzaltim të pashtershëm, pa u lodhur dhe pa u ankuar kurrë. Kjo është arsyeja që librat e saj lexohen ende sot dhe gjithmonë do lexohen me shumë ëndje. Zor se mund të gjendet një e dytë, edhe ndër shqiptarë, që ta ketë dashur Shqipërinë sa ‘Mbretëresha e Malësorëve’, Edith Durham.
Ajo nuk la rast pa bërë diçka për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Studiuese, udhëpërshkruese, bamirëse, eksploratore, etnologe, lobuese në qarqet qeveritare dhe diplomatike më të larta angleze dhe evropiane të kohës, deri edhe korrespondente lufte, mes një mijë vështirësish dhe pengesash, Edith Durham ndikoi ndoshta më tepër se çdo i huaj tjetër për njohjen e shtetit shqiptar dhe në përgjithësi Shqipërisë”, tha mes të tjerash Zonja Nishani.
Për “zbulime” të tilla, nuk ia kalon njeri, si familje këtyre. Mjafton t’i vendosësh mikrofonin përpara dhe të hedhin në… erë. Pasazhe nga kujtimet e udhëtimeve të Edith Durhamit nëpër Shqipëri, janë lexuar dhe interpretuar nga aktoret Rajmonda Bulku dhe Yllka Mujo. Komentuesit i kujtojnë Zonjës së Parë, mos të bëjë qoka, po të vrasë mendjen e të organizojë ndonjë aktivitet për bamirësi. Ah se harruam. Ishte edhe Sali Berisha në këtë organizim!

Z. Odeta!
Lere te prehet e qete Edit Durham.Se kush eshte Ajo ne tashma e kemi mesuar qysh ne bangat e shkolles se mesme, rreth viteve 1965.
Shko tako femijet e gjakmarrjes qe nuk po shkojme ne shkolle e skan libra.
Shko tek femijet qe perloten perpara kryetarit tend , ndihmoi, qaju hallin qe kane e kur te jesh futur brenda ne shpirtin e tyre do te kuptosh se sa larg je me realitetin . Do te kuptoni se karriget qe keni uzerpuar nuk ju takojne juve.Leshojini qe te ulen njerez me te ndjeshem e me te ndershem.Uroj ta kuptosh sa me shpejt.
Kur mijte e kanaleve “analizojne” fluturimet e shqiponjave, nuk ndryshon asgje ne statusin e paleve.
Edith Durham do mbetet gjithmone e lidhur me historine e shqiptareve. Ajo do permendet per vepren e saj dhe respektin qe shqiptaret kishin,kane dhe do kene per gjithcka ka bere per kete vend. Kush merr rrugen per ne Theth, ndalet para perkujtimores se saj. Banoret e asaj zone, nuk kane patur nevoje per kallauze, per te ditur se kujt dhe cilit duhet ti tregojne respektin dhe dashurine e tyre.
Per “Zonjen e pare”,,,nuk jam fort i sigurte nese do ti permendet ndonjehere emri, per mire. Ndoshta, do ta permendin ne te njejten fryme me Fullanin dhe bemat e tij ne BSH. Aty jane te ulur te gjithe ushunjzat e trupit te ketij kombi. Jane bijte e bijat, dhenduret dhe kusherinjte e atyre qe Saliu i perdorte si lecka higjenike per karriken e tij. Ne mesin e tyre,,,,eshte edhe “Zonja e pare”.
PO AI SHURANI JOT EDO SHQIPERIN??
Edhe shalet si shume ka filluar ti zbuloje….apo e ka nepsi?