ODIHR: Ka mungesë vullneti nga partitë për zgjedhje demokratike

redaktor

400 vëzhguesë afatshkurtër dhe 30 të tjetër afatgjatë do të sjellë ODIHR në Shqipëri për të monitoruar zgjedhjet e 23 qershorit.
Pas takimeve intensive në Tiranë muajin e kaluar me aktorët kryesorë politikë dhe menaxhuesit e procesit elektroal, misioni i posaçëm i kryesuar nga nendrejtoresha e Departamentit të Zgjedhjeve në ODIHR, Nicola Schmidt,  ka nxjerrë raportin e parë me rekomandime për parlamentarët.
Në dokument theksohet rreziku që i kanoset zgjedhjeve nga mungesa e besimit mes 2 forcave kryesore.

“Mbetet një mungesë e besimit mes partive politike për të ushtruar vullnetin e nevojshëm politik për të zhvilluar zgjedhje demokratike”, thuhet në raportin ku nuk ka mbetur jashtë vëmendjes dhe çështja e ndarjes së mandateve të deputetëve dhe shtimi i numrit të Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve.

“Ndërsa shumica e afateve deri më tani janë përmbushur shumë nga bashkëbiseduesit i kanë shprehur misionit shqetësim në lidhje me paaftësinë e KQZ-së për të vendosur në dy çështje që kërkonin shumicë të cilësuar votash. Po ashtu, sipas tyre, mungesa e konsensusit mes partive kryesore ka të ngjarë të çojë në politizimin e mëtejshëm të KQZ-së”, thotë raporti.

Pas publikimit të rekomandimeve rreth 6 javë para zgjedhjeve pritet të mbërrijë në Tiranë dhe kreu i misionit që do të bëjë vlerësimin përfundimtar të tyre ndërsa 2 javë më pas, sipas traditës, pritet të mbërrijnë vëzhguesit afatgjatë.

Në zgjedhjet e fundit në Shqipëri ODIHR dërgoi rreth 450 vëzhgues. 50 afatgjatë që ndoqën përgatitjet dhe ngritjen e infrastrukturës së nevojshme për zhvillimin dhe garantimin e zgjedhjeve dhe 400 të tjerë afatshkurtër kryesisht për ditën e zhvillimit të tyre.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *