Mjaftoi një foto e publikuar në Instagramin e Roza Latit për të aluduar për një lidhje me djaloshin që e shoqëron.
“Të dua përgjithmonë”, shkruan Roza në krah të fotos të publikuar, që mesa duket ia dedikon Oen Nallbanit.
Megjithatë e vërteta është që Oeni, nuk është i dashuri i shumëpërfolur i showgirl-it.
I kontaktuar nga DITA ai e mohon lidhjen dhe shprehet se mes tyre ka vetëm miqësi të sinqertë.
E pra, për Rozën edhe miqtë duhen përgjithmonë … (dhe ka të drejtë :P)

