Ofendoi gjyqtarin, Turan dënohet me 16 ndeshje

Dita

I huazuar nga Barcelona te skuadra e Bashaksheir, mesfushori Arda Turan është dënuar me 16 ndeshje pezullim nga Komisioni i Disiplinës.

31-vjeçari ka ofenduar gjyqtarin anësor në sfidën ndaj Sivasporit, e cila përfundoi në barazim.

Barazimi i ndeshjes Bashaksheir-Sivaspor nxorri skuadrën turke nga lufta për titullin kampion.

Ky rezultat nuk është kapërdirë dot nga mesfushori, i cili duket se ka ofenduar me tone të ashpra.

Ky është dënimi më i rëndë i dhënë ndonjëherë në kampionatin turk, në drejtim të ofendimit të gjyqtarit.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *