Ofendoi me Sindromën Down, deputeti kërkon falje publike

J L

Deputeti i opozitës, Myslim Murrizi ka kërkuar falje për gjuhën e përdorur ndaj ndjekësve të tij në “Facebook”.

Në një dalje për mediat, ai tha se ndjen përgjegjësinë të kërkojë falje për të gjithë të indinjuarit.

“Unë ndjej keqardhje dhe përgjegjësi për lëndimin që i kam shkaktuar, ndaj jam sot para mediave për të kërkuar falje para mediave për të gjithë të indinjuarit nga komunikimi im në Facebook. Dhe për t’i garantuar ata se si deputet do të kenë mbështetjen time të përhershme”, tha Murrizi.

Ditën e djeshme jashtë dyerve të Parlamentit kanë protestuar përfaqësues të fondacionit “Down Syndrome Albania”, kundër gjuhës denigurese të nënkryetarit të Parlamentit Myslym Murrizi.

Pak ditë më parë, Murrizi në një postim në rrjetet sociale po komentonte mbi aktualitetin politik në vend dhe e cilësoi njërin prej komentuesve “Down”, pasi mori reagime të shumta nga qytetarët.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • 2-3 jave me pare i’u rejtova ketij zoterise me nje koment, te cilin Dita, cuditerisht per mua, duket nuk e pelqeu dhe nuk e botoi, mgjths ne te nuk kishte asgje te “papranueshme” nga ana gjuhesore, kultura….. behet fjale per shkrimin e tij ur i drejtohej popullit qe mos ta lexonin nese shkrimet e tij nuk peqeheshin prej tij. Esencialisht, ne komentin tim i thoja qe i ka hypur vehtja shume ne qejf dhe po i duket cdo dite e me shume se vetem ky eshte i mencur dhe i ndershem, se po merr neper goje 100 vjet shtet shqiptar, sa djathtas, majtas, lart e poshte, pa llogjikuar fare, se duhet te jete pak me konstruktiv me ironine e tij, etj….. JA RESULTATI, KUR E LESHON B….PA FRE! Ta gezoje edhe Mrrizi edhe Dita! Thoni dhe shkruani edhe nje gje te mire per ate vend popull dhe vend te bekuar, se na e shpifet vetem duke share dhe marre neper goje……..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *