Adidas është gati bëjë një çmenduri për të rinovuar marrëveshjen me Real Madrid. Të gjithë e dinin se Florentino Perez, i mbështetur nga sukseset e njëpasnjëshme të skuadrës (tre Champions League në katër vitet e fundit), synonte një rritje të ndjeshme të të ardhurave nga kontrata me sponsorin e famshëm gjerman.
Që në qershorin e 2016-ës, të nesërmen e fitores së Champions-it numër 11, drejtuesit e Real i ka kërkuar Adidas-it që të negociojë përsëri kushtet e negociatës ekzistuese, siç kanë bërë në të kaluarën klube të mëdha si Bayern Munich dhe Manchester United, të cilët kanë arritur të përfitojnë më shumë se dyfishin e shumës të përfshirë në kontratën paraardhëse.
Atëherë nuk ka ndodhur gjë, aq sa në merkaton është folur edhe për një ofertë të kompanisë Under Armour, gati të ofronte 150 milionë euro në sezon për të bindur Florentino Perez që të zgjidhte para kohe kontratën që kishte me Adidas (marrëveshja e arritur në 2012-ën dhe që skadon në 2020-ën, i garanton madrilenëve vetëm 40 milionë euro në sezon). Një rrugë e ngjashme është ndjekur nga Chelsea në të kaluarën e afërt.
Por tani, në Spanjë, janë të sigurt se rinovimi mes Real Madrid dhe Adidas mund të finalizohet në harkun e pak ditëve. Shifrat? Sipas shtypit spanjoll, marrëveshja është arritur për një shifër më të lartë se 150 milionë euro në sezon, me një kohëzgjatje deri në 2031-in. në këtë mënyrë Real Madrid mund të kapë rivalët e Barcelona-s në kreun e renditjes së sponsorizimeve teknike.
Barcelona ka rinovuar kontratën me Nike tetorin e kaluar me 105 milionë euro plus 50 milionë që do të varen nga rezultatet e skuadrës. Në renditjen e sponsorëve të uniformave, Barcelona është para Manchester United, që përfiton 94 milionë euro në sezon nga Adidas (940 milionë për 10 vite). Chelsea-it (75 milionë euro në vit nga Nike) dhe Bayern Munich (990 milionë euro për 15 vitet e ardhshme: rreth 66 milionë euro në sezon).
