Ofertat “bujare” te kolaudimi

Dita

 

Dita e dashur! Duke lexuar tek Ju këto ditë për kolaudimet etj, më erdhi në kujtesë një episod i ndodhur në Tetor 2015. Rastisi të udhëtoj me një person që po shkonte për të bërë dokumentet  vjetore të makinës. Sa vajtëm tek kthesa që të çon tek K.SH.A.ja Laç, vëmë re një uragan makinash të radhitura për kolaudim dhe bërje dokumentesh.

U futëm me makinë për të parë më mirë gjendjen se a mund të mbarojmë punë apo ta linim për ndonjë ditë tjetër. Sa arritëm 50 m distancë me portën e hyrjes, donim të pyesnim për ndonjë sqarim. Për çudinë tonë, tek xhami i makinës na paraqitet një person dhe na përshëndet duke na pyetur me shprehjen se a doni ndonjë ndihme? Ne u habitëm dhe në moment i drejtohem unë! Hë, çfarë ndihme na ofron ti në gjithë këtë radhë makinash për kolaudim? Nuk prish punë, atë e rregulloj unë, por ju më jepni 1000 lekë të reja dhe bashkë me ju e vendosim makinën në radhët e afërta brenda rrethimit të K.SH.A.-se.

Ne shikuam për rreth mos kishte ndonjë reagim ndaj këtij veprimi, por për fat të keq nuk pati. Pranuam kërkesën që ishte në favorin tonë  duke u nisur të tre ku për çudi roja e këtij sektori hapi portën pa asnjë pengesë dhe u radhitëm në tetëshen e parë të makinave qetësisht me përjashtim të ndonjë reagimi të lehtë. Personi që na shoqëroi u largua për një moment, por erdhi përsëri me ofertë tjetër.

Doni ta vendosim makinën në radhën e parë të kolaudimit, por ne nuk pranuam nga padrejtësia e këtij veprimi. Pa u larguar na thotë nëse nuk keni kohë? Më jepni dokumentet mua dhe më prisni pak më larg që të bëj dokumentet.  E çfarë kërkon nga në për këtë shërbim? 5000 lekë të reja qe përgjigja! E refuzuam dhe qëndruam në radhë pasi këtu ishte korrupsion i gjallë. Një sinjal e dërguam tek FIKS –i, por pa reagim, etj.etj. Nga Pjetër Bubaj

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *