Ofertë 270 mijë euro, talentin e Tiranës e duan në La Liga

Dita

Edhe pse realizoi sezonin më të dështuar të historisë, Tirana është duke u ngushëlluar financiarisht nga merkatoja në dalje.Pas akordit me Osejikun per dyshen Merveil-Akuah, ku klubi bardheblu pritet të arkëtojë 510 mijë euro, një tjetër operiacion fitimprurës pritet të finalizohet.

Bëhet fjalë për mesfushorin 18-vjecar Elvi Berisha, për të cilin ka shfaqur interes klubi spanjoll i Leganes që militon në La Liga. Sipas “Supersport” iberikët janë gati të paguajnë 270 mijë euro për kartonin e Berishës, i cili e kaloi me sukses provën disa ditore.

Berisha

Klubi nga rrethinat e Madridit ka kontaktuar edhe Paolo Tramexanin për të marrë informacione rreth lojtarit te Tiranës, për të vendosur më pas për transferimin.

18-vjeçari është pjesë e ekipit të parë të Tiranës që nga sezonin i shkuar. Në ndeshjen ndaj Makabit të Tel-Avivit në transfertë, ai u përzgjodh nga trajneri Ze Maria në formacion.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *