Xherdan Shaqiri, lojtari i ri i Interit

redaktor

Xherdan Shaqiri është futbollisti i ri i Interit pasi drejtuesit zikaltër kanë gjetur marrëveshjen me Bayern Munchen për transferimin e tij.

Futbollisti kosovar që luan për kombëtaren e Zvicrës do të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2019 me klubin italian.

Sulmuesi i krahut do të vijë te Interi i huazuar me detyrim blerjeje në fund të sezonit.

Transferimi do të kapë vlerën e 15 milionë eurove.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *