FOTO: Oficeri i shërbimit amerikan, njeriu i afërt i Enver Hoxhës gjatë luftës

redaktor

Një vit më parë në 25 janar 2014 vdiq në moshes 96 vjeçare i fundit oficer i Shërbimit Sekret Amerikan OSS, Nick Kukich i cili shërbeu pranë Shtabit të Përgjithshëm Partizan.

Duke ofruar fotot e tij, studiuesi Auron Tare thotë se Nick Kukich ishte një prej oficerëve që u dërguan nga Fultzi në Shqipëri për të ndihmuar partizanët.

Nick Kukich
Nick Kukich

Ishte mjaft i afërt me Enver Hoxhën por nuk dihet nëse i mbajti lidhjet me diktatorin komunist edhe pas lufte.

Nga oficerët amerikanë të OSS njihej si personi me lidhjet më të afërta me Enver Hoxhën.

“4 vite të shkuara kur e kontaktova për ti bërë një intervistë për publikun shqiptar nuk mund të fliste pasi ishte sëmurë por i biri më tha se për vite me rradhë nuk kishte folur kurrë për eksperiencën e tij shqiptarë.

Në foto e botuar këtu duket Kukich në shpellën e famshme në Grama Bay ku ishte edhe baza e parë e OSS.

Iku duke marrë me vete misterin e lidhjeve me Enver Hoxhën”, -shkruan ai.

Share This Article
13 Comments
  • 1. Për shkak të pozitës që kishte, Enveri nuk mbante lidhje shoqërore/personale me asnjë nga peronat, me të cilët e lidhte puna.
    2. Askush nga këta oficerët Amerikna/Britanikë nuk ka pasur lidhje të afërta me Enverin përveçse për çështjet e politikës së ditës.
    3. Kukich, bashkë me kolegët e tij janë dërguar në Shqipëri nga shtetet e tyre përkatëse (jo nga individë) me misione të ndryshme, kryesisht me qëllim organizimin e akteve sobatuese, spiunazh, etj, por në asnjë mënyrë për të ndihmuar/mbështetur UNÇSH apo PKSH si entitet udhëheqës. Në këtë kontekst, ndihma amerikanë/britanike ka pasur si objektiv asistencën për aksione të lokalizuara dhe sabotazhin për aspekte të politikës dhe luftës në përgjithësi.
    Krijohet një pasqyrë më e qartë kur ngjarjet shpjegohen saktë.

    • Ky robi vertet qe i dinte misteret e E.Hoxhes,por edhe shkrimi per kete robin ne foto ishte nje mister i vertet.
      Ose me sakte:
      -shkrim misterioz per njeriun mister qe i la te gjitha gjerat qe dinte ne mister te plote!

  • C’eshte kjo limonate ? Apo duke pritur pranveren,stinen e “limonatave” ne nje popull te denje per te tilla pacavure ?

  • Lajm fyes per lexuesin,,,,sipas ketij lajmi I bie qe te gjithe te huajt sa asistuan Luften Nacional-Clirimtare te kene marre nga nje mister me vete.
    Sipas meje,meqe per 25 vjet me rradhe cpime dhe germime per te gjet noi gjo diskriminuese per Enver Hoxhen rezultuan pa gjo,,,,,,po I fusim I menje te lehte me misteret e marra ne boten e pertejme.
    Gallat e modhe ,ardh prej pertej Atlantikut,,,,ushqim fiks per handikapate.

  • fotoja I perket librit ” The wildest province” botuar ne Angli ne vitin 2007. ne keto foto Kukich gjendet ne nje shpelle ne Karaburun e cila ishte dhe baza e OSS ( pararendesja e CIA-s) per Shqiperine. meqe plasem duke folur per te drejte autori, botuesi duhet te kete parasysh edhe te drejten e autorit te asaj fotoje.

  • Auron Tare me pare se te flase brockulla me thase ne DITA per amerikonet qe ndihmonin Enverin dhe LANC-in e tij kriminal qe vrau anglezet ne Kanalin e Korfuzit, le te hulumtoje historine e vertete shqyptare qe te mesoje se Enver Hoxha ka jetuar nga 1940 deri nentor te 1944 ne vilen e kunatit te vet kryefashist dhe kuisling Bahri Omari dhe se te gjitha historite e KUMANDARIT legjendar qe drejtonte luften nga shtabet e tij ne gerxhe e male jane te sajuara ne Beograd, ne bodrumet e Partise Komuniste te Jugosllavise me urdher nga Moska Bolshevike per ta bere Vatanin si vasal te Titos dhe Stalinit, duke mbejllur MURTAJEN komuniste ne vendin tone, qe po e vuajne deri me sot te gjithe shqyptaret.

  • E kishte lidh me kohe xhaxhi Enver gomarin me Amerikont……! Ja pra keshtu kapeshin armiqte e popullit dhe te Partise. hahahhaa
    Tek uniteti Parti Popull qendronte froca ee Bolshevikve ne Shqiperi HAHAHAHAHAHAAH

  • Nje shkrim jo reale por buthelepires. O Dita keni ngecur pa informacione dhe e mbush I gazeten me kesisoj banalitetesh moj?

  • disa pika te komentuesit te mesiperme jane te drejta. por ka disa te dhena periferike se Hoxha me ndihmen e nje grupi super sekret qe raportonte vetem tek ai mund te kete mbajtur lidhje me ish miqte e dikurshem. jane fakte konkrete dokumentat e botuara tashme qe Kukich ka “raportuar” disa here tek Hoxha mbi qellimet britanike per te dhe levizjen qe ai drejtonte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *