OFL kërkon vërtetimin e pasurisë nga 3 të dënuar për vrasje dhe 1 trafikant

Ornela

Në kuadër të operacioni Forca e Ligjit, Policia i ka kërkuar 4 personave vërtetimin e pasurisë, duke iu dorëzuar formularin e vetëdeklarimit.

Sipas Policisë, formulari u është dërguar 3 të dënuarve për vrasje dhe 1 të dënuari për trafik droge.

“Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– U. S., banues në Dibër, i dënuar për veprën penale “Vrasja për gjakmarrje”;

– A. B., banues në Dibër, i dënuar me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, me 13 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

– E. D., banues në Dibër, i dënuar me vendim të Gjykatës së Apelit Tiranë, me 5 vjet burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”;

– S. T., banues në Dibër, i dënuar me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me 25 vjet burg, për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • ofrojini dhe opsionin ta plotesojne online (ealbania) se ndoshta nuk kane mundesi ta dorezojne fizikisht!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *