OFL: Të akuzuar më parë për drogë dhe prostitucion, 3 persona duhet të justifikojnë burimin e pasurisë

Arta Taja

OFL-ja u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë tre shtetasve, në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda.

Elton Bushi alias Adriatik Canaj, banues në Vlorë, i dënuar në Itali për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”; Vasil (Agim) Çobo, banues në Vlorë, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe Klodjan Llanaj, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Si subjekt i Ligjit Special, këta individë,  duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

Informacioni do të jetë për publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

a.t /  dita

Share This Article
1 Comment
  • Qe i keni çuar letra te forteve e kemi marre vesh dhe me emer e mbiemer por se si kane perfunduar keto kontrolle nuk flitet me asgje.Nuk spjegohet se keni bere ndonje sekuestrim apo jo apo i therrisni sa per tu dukur qe po punoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *