Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar me shkrim kërkesën për të deklaruar pasurinë dhe për ta justifikuar atë, dy personave të dënuar për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
Ata janë Eljon Hato, banues në Lezhë, i dënuar për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje” dhe Ilir Selmani, banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Brenda 48 orësh, si subjekt i Ligjit Special, ata duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së.
Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
j.l./ dita

deri tashti janë dhënë kush e di se sa 48 orshe e kush e di se sa dyshe,por nuk kemi dëgjuar gjë tjetër!!
a janë plotsuar këto kërkesa të organizatës LOQE apo kanë fshirë bythën me to??
këta thonë se i janë kaluar S’KAP!?por ne nuk kemi mësuar asgjë!!
dikush mund të thotë “ajo është punë e S’KAP dhe jo puna tënde”,por unë do ti thosha “se dhe kjo tjetra është punë e LOQEs dhe jo timja!prandaj përse më çajnë trapin me këto syzet maskuese të bjondes që doli me adresë shtëpie 4 orë pasi kishte dalë për herë të parë në gazetë?”!!
ah shqiptar shqiptar që smësove njëherë të bësh një rreklamë të saktë,se punë!?jo e jo!!