Në Zelandën e Re ofrohet një punë prej 243 mijë euro në vit, me 3 muaj pushime por askush nuk aplikon. Ju duket e mundur një gjë e tillë?
Teorikisht është e vështirë për tu besuar, por kështu është. Lajmi është bërë në Guardian dhe historia e pabesueshme ka ndodhur në Tokoroa të Zelandës së Re.
Mjeku, Alan Kenny, i stresuar për ngarkesën e punës, ka vënë një njoftim duke kërkuar ndihmë për një koleg që ta zëvendësojë.
Alan, i ndihmuar edhe nga vajza e tij që studion mjekësi, nuk mund të bëjë pushime, sepse në zonën ku ai jeton nuk ka mjekë.
Kështu që vendosi ta ndajë punën me një tjetër, por prej dy vjetësh kërkesa e tij nuk është plotësuar. Për të bindur aplikantët e mundshëm, doktor Kenny ka ofruar kushte mjaft te favorshme punësimi: fundjavë e lirë, nuk ka turn nate, 3 muaj pushim, dhe një pagë shumë të lartë.

ec se poa shkoj unë!
nuk jam doktor por mënyra si e shkruani ju të shtyn të mendosh se mund të shkojë gjithkush!!
gjersa nuk ka doktor që pranon këtë punë do të thotë thjeshtë se nuk i leverdis mor lal!!
për ne ndoshta është një shumë e madhe,dhe për doktorët tanë,por për ata që janë atje,ndoshta nuk ja vlen!?ju ka shkuar mëndja ndonjëherë??
pastaj nuk flitet fare për vëndin ku jeton!!ndoshta është në PS ku ha pula gurë,ose guri ha pulën!!
JEPNI EDHE NJE FOTO TE TOKOROA-S, VENDIT KU OFROHET KJO PUNE, O SHOKET E DITES.