OKB: 200 mijë emigrantë kaluan nëpërmjet Mesdheut

Elton Tafaruci

Rreth 204.000 emigrantë dhe refugjatë janë regjistruar në Bashkimin Evropian këtë vit duke kaluar tranzit nga Mesdheu, ku më shumë se 2.500 rezultojnë të vdekur, 880 persona vetëm javën e fundit, njoftoi sot OKB-ja.

“Viti 2016 është cilësuar si më tragjiku. Rreth 2.510 persona humbën jetën gjatë pesë muajve të fundit të vitit, kundrejt 1.855 në vitin 2015 në të njëjtën periudhë”, deklaroi zëdhënësi i UNHCR-së, William Spindler, gjatë një konference shtypi në Gjenevë.

Në total, 880 persona humbën jetën javën e kaluar, ndërsa disa anije u fundosën në përpjekje për të arritur në Itali.

Prej fillimit të vitit, rreth 204.000 emigrantë dhe refugjatë janë regjistruar brenda këtij viti

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *