OKB kërkon rihapjen e hetimeve të 4 rasteve të Hagës

Dita

Mediat maqedonase raportojnë se Komiteti për Torturë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka kërkuar nga Maqedonia hetime të reja për 4 rastet e Hagës dhe 6 civilët shqiptarë të zhdukur gjatë konfliktit të vitit 2001.

Komiteti për Torturë pranë OKB-së, që prej mesit të muajit maj ka përgatitur një raport për këtë çështje, dhe thuhet se nuk guxohet të mbeten pa dënime personat, që akuzohen për shkeljen e të drejtave të njeriut gjatë konfliktit në Maqedoni.

Ndërkohë, prokuroria publike nuk është prononcuar ende lidhur me këtë kërkesë të OKB-së.
Më 19 korrik të vitit 2011, Parlamenti i Maqedonisë miratoi “Interpretimin autentik të ligjit për amnisti”, me të cilin u mbyllën 4 rastet e Hagës. Gjithashtu, Komiteti për Torturë ka kërkuar edhe aktvendime dhe dëmshpërblime, si dhe masa të tjera mbrojtëse për viktimat.

Katër rastet për rihetim janë:

Rasti i parë është akuza kundër Udhëheqësit së UÇK-së;

Tortura ndaj punëtorëve të ndërmarrjes Mavrova, ku sërish akuza rëndon mbi UÇK-në;

Ndalimi i ujit tek Liqeni artificial i Likovës për banorët e Kumanovës, ku gjithashtu akuza rëndon mbi UÇK-në;
Rastet e zhdukjes së civilëve shqiptarë dhe maqedonas gjatë konfliktit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *