OKB: Koronavirusi, sfida më e madhe që nga Lufta II Botërore

Ornela
Berlin, Germany - November 04: Antonio Guterres, High Commissioner for Refugees of UNHCR, attends a press conference in german foreign office on November 04, 2015 in Berlin, Germany. (Photo by Michael Gottschalk/Photothek via Getty Images)

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres ka deklaruar se beteja me pandeminë e koronavirusit është sfida më e madhe globale që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Është një kombinim nga njëra anë e një sëmundjeje që përbën kërcënim për gjithkënd në botë dhe së dyti sepse ka pasoja ekonomike që do të shkaktojë recesion ndoshta të paprecedent në të kaluarën e afërt”, ka thënë ai.

Në një konferencë për mediat Guterres ka bërë thirrje vendeve më të pasura të botës që të zgjerojnë aftësitë huadhënëse të Fondit Monetar Ndërkombëtar që të ndihmojnë vendet më të varfra, ndërsa përballen me përhapjen e virusit.

Sekretari Guterres e pranoi se vendet e zhvilluara si Shtetet e Bashkuara ndeshin shqetësime të thella në përballjen me virusin. “Të mos harrojmë se ne jemi aq të fortë sa sistemi më i dobët shëndetësor në një botë të ndërvarur”.

Ai paralajmëroi se nëse koronavirusi nuk vihet nën kontroll, do të përhapet me shpejtësi në gjithë botën duke theksuar se kur kriza të marrë fund, rendi socio-ekonomik global duhet të ndryshojë.

“Çdo gjë që ne bëjmë, gjatë dhe pas kësaj krize duhet të fokusohet në krijimin e ekonomive më të barabarta, gjithëpërfshirëse dhe të qendrueshme dhe shoqërive me aftësi më të mëdha ripërtëritëse përballë pandemisë, ndryshimeve klimatike dhe shumë sfidave të tjera”, tha ai.

Nga ana tjetër drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus është shprehur se ishte “thellësisht i shqetësuar lidhur me shkallëzimin e shpejtë përhapjen globale të infektimit”.

Ai tha se numri i të vdekurve është mëse dyfishuar javën e kaluar, duke parashikuar se ky numër së shpjeti do të arrijë në 1 milionë dhe i të vdekurve në 50 mijë.

O.J/DITA

Share This Article
2 Comments
  • O kombet e bashkuara!Nuk po e kuptoni qe Kina po i nxjerr botes ujet e zi?
    Akoma nuk jeni mbledhur ne nje sesion te vecante per te diskutuar masat kundrejt popullit kinez qe ha minj haleshe,lakuriqe fekalesh dhe gjarperinj vrimash?Ky popull duhet izoluar brenda Kines derisa te mesoje te ushqehen si njerez.Nuk eshte ky virusi kinez rasti i pare.Ka 20 vjet qe keta shperndajne epidemi.
    Ky eshte me flagranti,me i rende se Luftrat boterore.

  • Po ata rreth 1 milion te vrare ne Ruanda para rreth 25 vjetesh, ishin karkalece?! Po gjithe ato konflikte dhe semundje ne Afrike pas L2B, mos kane qene gje filma artistike?! Po gjithe ky marshim i para disa vjeteve i dhjetra mjra radikalve myslimane, qe i kishin vrasjet sikur luanin play-station, ishte loder?!
    Po sikur kete virus ta kene modifikuar ne laborator, per te cuar ne boten tjeter njerezit me zemer te dobet, sic jane te vjetrit, si. si te lirohen nga falimentimi kasat e pensioneve dhe shendetsise, po ashtu edhe Bankat e medha nga subvensionet e vazhdueshme ndaj Italise, Greqise dhe Spanjes, mos kjo na del jo si sfide, por si nje loje-skenar i kapitalite te madh?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *