OKB: Perëndimi mund të mbajë përgjegjësi për krimet e luftës në Jemen

Edona Llukacaj

Sipas një raporti të OKB të bërë publik të martën, Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Franca mund të jenë bashkëpunëtor në kryerjen e krimeve të luftës në Jemen, përmes mbështetjes së koalicionit të shteteve arabe me armë.

Raporti nga një grup hetuesish nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut të OKB, ka zbuluar se të gjitha anët e përfshirë në këtë konflikt, kanë kryer krime lufte të llojeve të ndryshme.  Koalicioni i udhëhequr nga Sauditët bile kanë përdorur edhe vdekjen nga uria si taktikë lufte kundër civilëve.

Ekspertët kanë sugjeruar të gjitha vendeve që eksportojnë armë të vendosin embargon për vendet arabe, të përfshira në luftën kundër rebelëve Huthi.

Ndonëse shkeljet e të drejtave të njeriut në konfliktin 5 vjeçarë janë raportuar vazhdimisht nga grupet dhe aktivistët e të drejtave të njeriut, raporti është I veçantë sepse ka një spektër të gjerë përgjegjësish.

Në të thuhet se “të tretët që kanë ndikuar në mënyrë direkte ose indirekte palët luftuese në Jemen mund të mbahen përgjegjëse për ofrimin e ndihmës në dhunimin e ligjeve ndërkombëtare”.

Raporti bëhet public dy ditë pasi një raketë e koalicionit goditi një burg rebelësh ku mbetën të vrarë mbi 100 persona. Ndërsa të hënën, ligjvenësit amerikanë kanë filluar përpjekjet të ndalojnë suportin logjistik të Shteteve të Bashkuara për koalicionin, bën me dije Dita duke iu referuar mediave ndërkombëtare.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *