OKB: Popullsia e botës në fund të shekullit do jetë 10.9 miliard

Edona Llukacaj

Sipas një raporti të ri të Kombeve të Bashkuara, popullsia globale mund të rritet nga më shumë se tre miliardë njerëz para fundit të këtij shekulli. Sipaskëtij raporti të OKB-së, popullsia globale për momentin është rreth 7.7 miliard ndërsa pritet të arrijë 10.9 miliardë në fund të shekullit. Ndërsa pritet që popullsia e botës të arrijë 8.5 miliardë deri në vitin 2030 dhe 9.7 miliardë njerëz deri në vitin 2050.

Ky raport sugjeron se norma e rritjes po ngadalësohet, meqë më parë pritej që në vitin 2100 popullsia botërore të ishte 11.2 miliardë.

Por, shumica e kësaj rritjeje, që mbetet shumë e madhe,  pritet të vijë nga vetëm një pjesë e vogël e vendeve, kur në disa të tjera lindjet kanë rënë dhe mosha e popullsisë po rritet në mënyrë domethënënse.

Në fakt, sipas raprtit të OKB-së, rritja e popullsisë më të madhe gjatë tre dekadave të ardhshme do të ndodhë në Indi, Nigeri, Pakistan, Republikën Demokratike të Kongos, Etiopi, Republikën e Bashkuar të Tanzanisë, Indonezi, Egjipt dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo hedh dritë edhe në përbërjen demografike të botës në të ardhmen.

Nga ana tjetër, pritet që në më pak se një dekadë, India të kalojë Kinën për t’u bërë vendi më i populluar në botë, bën me dije Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *