Organizata e Kombeve të Bashkuara po angazhohet për krijimin e një qeveri të unitetit kombëtar në Libi.
I dërguari i Kombeve të Bashkuara në këtë vend arriti në këtë propozim pas disa muajsh bisedime tejet të vështira.
Që prej vitit të shkuar, Libia ka pasur dy parlamente rivale, njëri në Tripoli i mbështetet nga grupet myslimane atje dhe një parlament tjetër në lindje.
Megjithatë, kjo është vetëm faza e parë e bisedimeve, pasi marrëveshja duhet pranuar nga të dyja palët në mënyrë që të konkretizohet. I dërguari i OKB-së Bernardino Leon tha në një konferencë për shtyp në Marok që Fayez Sarraj do të emërohet si kryeministër.
Megjithatë, Abdulsalam Bilashahir, nga Kongresi i Përgjithshëm Kombëtar në Tripoli, i tha BBC-së se ata nuk ishin njohur me propozimin në fjalë dhe se i dërguari i OKB-së nuk ishte konsultuar me ta.
Ndërkohë, Ibrahim Alzaghiat, nga Dhoma e Përfaqësuesve me seli në Tobruk, tha se ky propozim do të çojë në ndarjen përfundimtare të Libisë dhe se përfaqësuesi i OKB-së kishte bërë deklarata të pa matura.