Numri i emigrantëve që tentojnë të kalojnë përmes Mesdheut nga Libia është rritur ndjeshëm gjatë vitit të kaluar, sipas një deklaratë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
“Që nga 14 dhjetori, janë kapur 30,990 migrantë, pothuajse trefishi i vitit 2020 (12,000 njerëz),” tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres në një konferencë.
Më shumë se 1300 persona humbën jetën dhe u shpallën të zhdukur në Mesdhe vitin e kaluar.
Ky numër gjithashtu është rritur ndjeshëm që nga viti 2020, sipas shifrave të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), pjesë e sistemit të OKB-së.
a.m/dita
