Dyshimet dhe akuzat se Shqipëria, një vend anëtar i NATO-s, është përfshirë në trafikun ndërkombëtar të armëve kanë marrë përmasa të tjera.
Top Channel publikon një raport të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili provon se në vitin 2011 autoritetet shqiptare kanë shitur armë në Libi, duke thyer embargon që OKB kishte vendosur ndaj këtij vendi, i cili në atë kohë ishte i përfshirë nga konflikti i armatosur. Raporti zbulon se trafiku është kryer vetëm një muaj para vrasjes së ish diktatorit Muamar Gaddafi.
Grupi hetimor i OKB, i cili ka zhvilluar disa vizita faktmbledhëse në Tiranë, ka dokumentuar se në datat 10,11 dhe 12 shtator të vitit 2011, nga aeroporti i Rinasit janë nisur tre avionë me armatime shqiptare, të cilat sipas dokumentacionit duhet të mbërrinin në Emiratet e Bashkuara Arabe, por në fakt kanë përfunduar në qytetin libian të Bengazit.
Skema e trafikut, që përfshin disa kompani nis me ‘MEICO’, kompaninë publike të Shqipërisë për eksport-importin e armëve. Në korrik të vitit 2011 ‘MEICO’ është kontaktuar nga një kompani armene me emrin ‘D.G Arms Coorporation’, që kërkonte të blinte armatim për llogari të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Por ‘MEICO’ preferoi që shitjen ta kryente te një kompani shtetërore, cka bëri që në skemë të përfshihej edhe ‘Ukrinmash’, një kompani e zotëruar nga qeveria ukrainase. Sipas investigimit të OKB, ‘MEICO’ i ka shitur gjatë kësaj kohe kompanisë ukrainase 800 mijë fishekë të kalibrit 12.7,108 milimeter.
Hetuesit e OKB kane zbuluar se fisheket shqiptare, ishte pjesë e një sasie me të madhe prej 2 milionë copësh që ‘Ukrinmash’ duhej t’i shiste Emirateve të Bashkuara Arabe së bashku me 1 mijë armë automatike kallashnikov. Për 1.2 milionë fishekët e tjerë nuk ka informacion se ku kanë përfunduar dhe hetuesit e OKB thonë se janë duke vazhduar hetimet.
Përtej kësaj skeme që në letra dukej si tregti ligjore armësh, në të vërtetë është zhvilluar një trafik i jashtëligjshëm në aksin Tiranë-Bengazi. Ekspertët e OKB kanë faktuar se në datat 10, 11 dhe 12 shtator të vitit 2011, ‘MEICO’ ka siguruar lejet e fluturimit për të eksportuar 800 mijë copë fishekë nga Rinasi drejt aeroporit ndërkombëtar të Abu Dabit.
Por rruga e fluturimit është devijuar dhe tre ngarkesat e nisura për në Abu Dabi kanë përfunduar të treja në qytetin libian të Bengazit. Kompania ajrore që ka bërë transportimin e armëve është armenia ‘AYK AVIA’, një kompani e vendosur më parë në listën e zezë të OKB për thyerje embargosh të armëve, posacërisht në Somali.
Autoritetet shqiptare i kanë deklaruar ekspertëve të OKB-se se ata nuk ishin në dijeni të devijimit të fluturimeve, gjë e cila ka ndodhur jashtë hapsirës ajrore shqiptare. Por hetuesit e OKB thonë se kanë siguruar prova se disa prej autoriteteve shqiptare kishin informacion të bollshëm për këtë devijim, por nuk morën asnjë masë. Sipas tyre, kjo faktohet nga kërkesa për ulje që avioni që ka transportuar armët ka bërë pranë autoriteteve shqiptare.
Ndonëse destinacioni i armëve kishte Emiratet e Bashkuara Arabe, në kërkesën zyrtare të avionit transportues që u është dorëzuar autoriteteve aeroportuale shqiptare ka qënë i përcaktuar që më parë itinerari Tiranë-Zarzis-Bengazi. Në kërksën për ulje saktësohet se materiali që po transportohet cilësohet si i rrezikshëm, cka provon se bëhej fjalë për armatime.
Po kështu, thotë raporti, planet e fluturimit ishin bërë të ditura për autoritetet aeroportuale të Shqipërisë përpara fluturimit të parë dhe tregonin se destinacioni ishte Bengazi. Në total janë bërë tre të tillë, që kanë ndjekur të njëtin itinerar mes Tiranës dhe Bengazit pa u pyetur nga autoritetet shqiptare.
Raporti zbulon se Shqipëria i ka dërguar një letër panelit investigativ të OKB ku sqaron se devijimi i njëanshëm i rrugës së tre avionëve që transportonin armë, nuk ka mundur të vihet re dhe ndalohet nga autoritetet shqiptare dhe ato ndërkombëtare, duke e justifikuar me një gabim njerëzor dhe mungesë vëmendjeje nga agjentët e trafikut.
Ministria e Mbrojtjes: Nuk furnizuam Gaddafin
Ministria shqiptare e Mbrojtjes deklaron se nuk ka thyer embargon e OKB-së. Ndryshe nga sa shkruhet në raport, ku ministria shprehej për një gabim njerëzor, sekretari i përgjithshëm i këtij dikasteri deklaroi se armët nga Shqiperia kanë shkuar për të furnizuar kryengritësit libianë dhe jo Gaddafin.
“Për Shqipërinë nuk ka thyerje të embargos. OKB ka nisur njëhetim për ngarkesën me 800 mijë fishekë, që kanë mbërritur në destinacione të tjera. Kjo sasi ka shkuar në mbështetje të forcave rebele. Në deklaratat e opozitës ka dy dezinformime: e para se Shqipëria s’ka thyer asnjë embargo; dhe së dyti, se ky furnizim nuk ka shkuar për kolonel Gaddafin, por për rebelët. PS bën po shpifjet e radhës”, ka dekalruar sekretari.
Braçe: Armët, Berisha u kap në flagrancë
Erjon Braçe, deputeti socialist që tre muaj më parë denoncoi trafikun e armëve te Ministrisë së Mbrojtjes drejtuar prej Arben Imamit, e komenton raportin e OKB-së si pothuajse fundin e një beteje tashmë të fituar midis PS dhe deputetëve të komisionit të sigurisë kombëtare me dikasterin e Mbrojtjes.
Sipas deputetit Braçe, kryeministri Sali Berisha pas publikimit të raportit të këshillit të Sigurimit është kapur në flagrancë, sikurse edhe me thyerjen e embargove të mëparshme.
“Ngjarja është e përsëritur, veçanërisht me Sali Berishën. Si president i Republikës është verifikuar trafiku i armëve në Ruanda, është faktuar thyerja e embargos së naftës dhe armëve gjatë konfliktit në ish-Jugosllavi dhe ky është raporti i tretë që hedh dritë për një trafik të kryer në 3 vitet e fundit”, deklaron Braçe.
Sipas Erion Braçes, ky raport nuk duhet anashkaluar apo arkivuar, por duhet të nxirren përgjegjësitë politike dhe penale për aktorët politikë dhe ushtarakë të përfshirë në këtë tregti armësh. Ai i drejton disa pyetje kryeministrit Berisha, pasi këtë ngjarje e konsideron një tradhëti ndaj partnerëve tanë si NATO apo SHBA.
“Sot është dita që Berisha të shpjegojë: A ka patur vendim politik të tij dhe qeverisë për të furnizuar me armë regjimin kriminal të Muammar Gaddafit? A ka patur vendim tregtar të tij dhe qeverisë për të hyrë në marrëdhënie tregtare me ushtarakë të ndaluar nga OKB në favor të regjimit të Gaddafit?”, thekson Braçe.
Braçe thotë më tej se i takon prokurorit të përgjithshëm të Republikës të hapë sa më parë një hetim serioz mbi bazën e këtij raporti.
oops!
35 te angazhuar nga arkitekti i orangutangut fier miku i inxhinjereve hajdut te NNIfier dhe i bandes se baftjar zeqo ,miku i ngushte i pashka pashkovskit,per te me kujtuar se gjithe jeten kam bere gabime me shqiptaret.i paskam urryer ata.ky plehre qe ka mbrojtur rusishten dhe i ka dyert te hapuran e sigurIm, shik e gjetke ka marre shume pergjigje qe nga gerdeci e deri tek fukushima por tani po i ofroj listen me 20 veta (biznesmene)qe nuk kane paguar parate per punen ekryer.listen e hajduteve te nni se e kam te plote.por edhe per ty dote kete fund o spiun i te huajve rezident ne shqiperi qe punon dhe per BALLIN dhee per lindjen spiun i ndyre.E SHET VETEN DHE SOCIALIST DHE BALLIST SIPAS RASTIT.PLEHRE E PLEHRAVE TE TEPELENES NE FIER.TE FALA BEJE NEUTRINOS.
GJEJI LEKET DHE JEPJA BAFTJAR LOPATES TE BAJE LAPIDARIN PER NDER TE HAJDUTEVE TE nni.PRANOJME DHE FALLCO.LISTEN E TE PAPAGUAREVE E KE TI VETE.PLEHRE,VAMPIR SPIUN I MAFIES SE PSEUDO KOMUNISTEVE TE FIERIT.