OKB të dhëna shokuese: 38 persona në ditë emigruan gjatë 2019

J L

Në një ditë nga vendi largohen 38 emigrantë më shumë se ato që kthehen, sipas të dhënave të fundit nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Mesatarisht emigracioni neto në një muaj është 1140 persona që largohen, sipas këtyre të dhënave.

Që nga 1 janari deri me 4 tetor 2019 popullsia e vendit tonë është pakësuar me 2500 persona sipas projeksioneve të zyrës së Kombeve të Bashkuara “World Population Review”.

Pakësimi i popullsisë po vjen kryesisht për shkak të emigracionit të lartë, teksa vendi edhe gjatë kësaj periudhe mësohet të ketë pasur shtesë natyrore pozitive këtë vit.

Sipas zyrës së Kombeve të Bashkuara gjatë vitit 2019 në Shqipëri kanë lindur 92 foshnja në ditë, teksa kanë vdekur 63 persona në ditë.

Numri i vdekjeve dhe emigracionit neto kalon numrin e lindjeve, duke bërë që popullsia e vendit të ketë një rënie në terma të përgjithshëm. Sipas të dhënave të Kombeve të bashkuara Shqipëria u pakësua më 9 persona në ditë gjatë vitit 2019. (lindje-vdekje-emigracion neto)

Popullsia e Shqipërisë po zvogëlohet për dy arsye kryesore emigracioni neto ende në nivele të larta dhe numri i ulët e lindjeve.

Gratë në Shqipëri lindin më pak se mesatarja 1.7 fëmijë për grua, teksa pritet shumë shpejt që numri i vdekjeve të kapërceje numrin e lindjeve duke e çuar vendin në një shtesë natyrore negative.

Shkalla e lindjeve ka rënë në mënyrë të qëndrueshme gjatë dekadës së fundit, teksa qeveria shqiptare, duke filluar nga viti 2020 qeveria do të fillojë të ofrojë stimuj financiar për prindërit në mënyrë që të rritte numri i foshnjave të lindura, thuhet në analizën e OKB-së.

Ritmi i rritjes së rritjes natyrore së popullsisë në Shqipëri pritet të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme. Sipas OKB-së norma do të bëhet negative rreth vitit 2027.

Ora e popullsisë së Shqipërisë  tregon se për çdo 16 minuta lind një fëmije, në çdo 23 minuta vdes një person dhe vendi pakësohet me një person në çdo 38 minuta për shkak të emigracionit. Ndërsa në total popullsia e vendit pakësohet me një person në çdo 160 minuta.

Në të tjera të dhëna, OKB ka bërë parashikime të frikshme, sipas të cilave në skenarin pesimist, brenda 100 viteve Shqipëria do të ketë më pak sesa 1 milionë banorë.

Varianti pesimist parashikon që vitin në 2100, popullsia e Shqipërisë do të jetë vetëm 860 mijë  banorë. Ndërsa skenari normal parashikon që Shqipëria të popullohet me vetëm 1 milionë e 600 mijë banorë.

Skenari optimist që parashikon emigracion zero dhe ecuri normale të normave të fertilitetit parashikon që popullsia e vendit deri në vitin 2100 të jetë 2 milionë e 800 mijë banorë, nga rreth 2,9 milionë që numërohen afërsisht aktualisht.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • Populli thote : “Kush mbjell eren korre furtunen
    Pore nuk e dije ketu deri me tani nuk ka ndodhur keshtu.
    Kete er e ka mbjellur Sali Ram Berisha i cili me Ze e me Figure ka deklaruar se ai prishi 1 milion ven de pune. E kjo sipas tije me nje mendim absurde se ” po pasurohen Komunisttet”
    Keshtu prishjka e 1 miloion vendeve te punes duke shkatrruar fabrike, uzina, ndermarrje madheshtores dhe vepra te tjera te medha ka bere te mundur qe shqiptaret te largohen nga vendi i mtyre per shkak te mungeses se punsimit.
    Pra kete Ere e mbolli Satrap[i Berish e nuk e dije a do ta korre ky kete furtune.?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *