Zyrtari më i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut Zeid Raad Al Hussein, i bën thirrje Turqisë të hetojë mbi të shtënat nga ana e forcave të sigurisë kundrejt civilëve të paarmatosur në qytetin e Cizre, Turqi.
Hussein e përshkroi incidentin si “jashtëzakonisht tronditës” në të cilin u plagosën rreth 10 civilë, raporton BBC. Cizre ka qenë në fokus nga ushtria e Turqisë sepse në këtë qytet shumica e popullsisë është me origjinë kurde.
Al Hussein gjithashtu shprehu shqetësimin e tij lidhur me arrestimin e njeriut që filmoi incidentin.”Të xhirosh një krim nuk është një krim, por të shtënat ndaj civilëve të paarmatosur është krim”, tha ai.

Qeveria Turke duhet te bojkotohet nga Bota . Eshteq everi qe perkrah Terrorin sebshku me vende te tjera.