Drejtuesit e FRD-së kanë mbërritur sot në Gramsh, për zyrtarizimin e degës së partisë së tyre. Kreu i FRD-së, Topi, dhe nënkryetari Oketa kanë kërkuar nga gramshiotët që në 23 qershor të rrëzojnë me votë Berishën.
“Në qershor kjo qeveri do përfundojë jo në Lanë, por në det”, është shprehur nënkryetari Gazmend Oketa.
Ndërsa Topi u shpreh se Berisha është kthyer në diktator, PD-së i ka mbetur vetëm emri, por arsyeja pse ka qëndruar në pushtet është opozita e dobët.
FRD paralajmëron gjithashtu se gjatë ditëve në vijim do të bëjë publike emërimet nepotike në polici dhe ushtri.
Bravo Z. Oketa, jeni shpresa e PD-se se vertete ku nuk perfshihen sahanlepiresit.
Kjo qeveri e ka vendin ne kolektorin e ujrave te zeza, mos na ndotni detin se do na infektoni.
Po nuk u burgosen Srb,Nano dhe Meta ky vend nuk ben hajer??