Xheni Karaj e pyet FRD pėr LGBT: Kam një pyetje shumë konkrete dhe të shkurtër. Gjatë këtyre viteve, kemi vënë re një frikë shumë të madhe të partive politike për të folur për të drejtat e komunitetit LGBT. Ajo që do të doja të dija nga ju zoti Oketa është kjo: a do të trajtohet dhe nga partia juaj me frikë, mbi bazën e ndonjë hierarkie në lidhje me të drejtat e komuniteteve të tjera, apo do ta konsideroni dhe komunitetin LGBT një grup interesi i cili do të përfshihet në programin tuaj politik?
Përgjigje, Gazmend Oketa: Unë ju falenderoj sinqerisht për ngritjen e kësaj problematike, qoftë ju, qoftë znj. Sevim Arbana. Jemi këtu për të prezantuar një program politik dhe ndoshta disa pika mund të hiqen dhe qëllimisht që ti lemë hapësirë diskutimeve. Do të të jap një përgjigje shumë të sinqertë. Se pari duhet t’ju siguroj ju dhe të gjithë të pranishmëve që nuk kemi asnjë lloj fobie per ta trajtuar këtë cështje, sic po me të njëjtin sinqeritet, mund t’ju them se nuk është një cështje prioritare për momentin. Po i referohem znj. Arbana pasi është një përfaqësuese e shoqërisë civile. Unë jam një përfaqësues politik dhe fjalët e mia mund të komentohen me ngarkesa politike, por po i referohem për përshkrimin që i bëri situatës, qoftë gjëndjes ekonomike, qoftë problematikave të ndryshme (më herët znj. Sevim Arbana kishte theksuar që është e rëndësishme të përfshihen në programet politike dhe dy grupe të marxhinalizuara si komuniteti rom dhe LGBT).
Eshtë një situatë tepër e rënduar ku familjet shqiptare diskutojnë bukën e gojës, por ju siguroj se nuk kemi asnjë fobi për ta diskutuar këtë cështje. Do të mirëprisnim sugjerime, propozime dhe diskutime, por nuk mund të them që nuk është priopritet i politikës sonë apo i programit tone për momentin, por juve do t’ju lutesha të na përcillnit sugjerimet tuaja në Kuvendin e ri ku ne do të kemi përfaqësuesit tanë për të diskutuar qoftë për prioritetet e partisë sonë, apo qoftë për prioritete të tjera për cështje të tilla. (në këtë moment bën dhe një batutë për Kuvendin aktual, e cilëson si Kukuvend!)
Sa më lart është pjesë e lobimit politik që po bëjnë Aleanca LGBT dhe Pro LGBT, në kuadër të projektit Mendo Politikisht të mbështetur nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Ambasada e SHBA në Tiranë. Deri tani kemi marrë përgjigje nga PS dhe FRD. Për të parë përgjigjen e PS, klikoni këtu:

Gabim FRD. Dhe ta mendosh qe kane sekretarin per emigracionin gay.
– Ne nje seri te filmit ku loz Xhim Belushi me aktoren Sheril ka nje moment kur sherila i thote …Kjo po me duket e cuditshme :
-Xhimi pergjigjet :- Cfaree ka te cuditshme ? E cuditshme do ishte sikur nje senator republikan te ishte homoseksual!
Cfare komenti ka Z. Oketa :
Gabim Oketa ! Per te treguar forcen e tyre te githe (homo+bi+trans+a+other) * seksualet duhet te bashkohen dhe te formojne nje parti, te registrohen dhe t’ja japin vetem atyre qe mbrojne te drejtat e tyre. Keshtu nuk vazhdohet !!!
LGBT-të seç kanë një mani për t’u shquar me zor prej të tjerëve, për t’u ndarë prej tyre, për t’u shtirur si viktima, a thua se hallet e kësaj bote përmblidhen vetëm e vetëm te seksi, nga cila anë e bën njëri e nga cila tjetri. Këta vetë, por edhe të tjerët e quajnë llojin e tyre komunitet, kanë krijuar edhe organizatë, kur pala tjetër që përputhet plotësisht me natyrën në “fushë” të seksit nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Mendoj se vetë ndarjet, grupimet, flasin për ndryshimin e thellë, por edhe për dëshirën apo nevojën për të qenë të ndarë e për ta shpallur sa më dukshëm ndryshimin, a thua se ndryshimi përbën shkak për ndonjë lloj krenarie; dhe duke e bërë më të theksuar ndarjen kërkojnë barazinë; ndërkohë që ndryshimin ua ka incizuar natyra, barazinë ua kërkojnë njerëzve, madje kërkojnë ca të drejta që bien në kundërshtim dhe cënojnë të drejtat e të tjerëve, siç është kërkesa për të birësuar fëmijë. Mirëpo një burrë që s’e honeps dot një grua, e cila e ka të natyrshëm riprodhimin, pra sjelljen në jetë të fëmijëve, por parapëlqen në vend të gruas një burrë tjetër, si mund të luajë rolin e babait kur atë rol nuk parapëlqen ta përmbushë me anë të riprodhimit të vetë? Ky arsyetim vlen edhe për “të shoqen” e tij mashkull. Po kështu edhe për femrat që urrejnë të bëhen nëna vetë e nga ana tjetër vdesin të marrin fëmijët e nënave të tjera… Si mund t’u jepen fëmijë këtyre njerëzve me devijacione seksuale? Me ç’të drejtë thuren ligje në dëm të fëmijëve, kur ata vetë nuk janë në gjendje të vendosin vetë për veten e tyre? Unë për një vendim të tillë nuk do t’ua jepja të drejtën e dhënies së pëlqimit as prindërve biologjikë, sepse edhe ata nuk kanë të drejtë të sillen si pronarë të fëmijëve të tyre.