Oketa zëvendësohet në komisionin e sigurisë

redaktor

Seanca e sotme plenare ka miratuar zëvendësimin në komisionin e sigurisë të Gazmend Oketës me deputetin e qarkut të Dibrës, Bedri Hoxha. Në një prononcim për mediat deputeti i FRD-së,  Oketa tha se kuvendi ka humbur seriozitetin, ndërsa një lëvizje e tillë u bë nga maxhoranca për të fituar votat.

Aktualisht komisioni i sigurisë përbëhet nga 24 anëtarë, 12 të Partisë Demokratike, 11 anëtarë të Partisë Socialiste dhe 1 i pavarur, i cili ishte deputeti Oketa. Me zëvendësimin e tij, votat shkojnë në proporcion 13 me 11 në favor të Partisë Demokratike.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *