Në Oklahoma nuk ndalen kërkimet pas tornados që përfshiu zonën dy ditë më parë. Lajmi i vetëm i mirë është konfirmimi nga autoritetet se numri i viktimave mbetet 24 dhe jo 51. Dëmet sipas përllogaritjeve të para mund të arrijnë në 3 miliardë dollarë e forcat e shpërimit mbeten të përqendruara në Moore, në rrethinat jugore të Oklahoma City, të shndërruar tashmë në një shesh të mbushur me pirgje rrënojash. Një komunitet i tërë jeton në pritje të gjetjes së të mbijetuarve të tjerë. Sipas kreut të zjarrfikseve në zonë, Gary Bird nuk është gjetur asnjë trup e asnjë i mbijetuar që të hënën në mbrëmje por megjithatë ccdo ndërtesë e dëmtuar do të kontrollohet të paktën tri herë. Ai u bëri thirrje banorëve të distancohen nga rrënojat në mënyrë që forcat e shpëtimit të mund të bëjnë punën e tyre.
“Filluam kërkimet dje hulumtuam zonën një herë dhe pastaj edhe një herë të dytë.Kkërkuam pothuajse në të gjitha strukturat, automjete, shtëpi, e aty ku nuk kërkuam dje do të kërkojmë sot, të paktën dy herë por edhe tre herë. Do të verifikojmë ccdo copë toke në qytet të paktën tre herë para se të ndalemi”, tha Gary Bird , Shefi i zjarrfikësve.
Ndërkohë nuk kanë munguar polemikat mbi sigurinë në shkollat që u shembën të pa pajisura me vendstrehime adekuate. Mësuesit mblodhën fëmijët në banjo për tu shpëtuar jetën në më tepër se një rast. Megjithatë në një prej shkollave ishin 7 viktimat e tornados e dy fëmijë humbën jetën në një tjetër institucion. Bilanci fillestar i viktimave ishte pasojë e panikut e kaosit deklaruan autoritetet, të cilat gjithashtu shtuan se numri i viktimave ndonëse dramatik mund të kishte qenë disa herë më i madh por të kihet parasysh se bëhej fjalë për një nga tornadot më të fuqishme në historinë e SHBA që në rrugën e saj preku jetet e 17 milion njerzve.Ndërkohë stuhia lëviz drejt Teksasit dhe alarmi për formimin e një tjetër tornadoje mbetet në nivelet maksimale.