Përfitimet e oksigjenit janë të njohura dhe përdorimi i tij është mjaft i përhapur në fusha të ndryshme. Ky gaz natyror është thelbësor për jetën, gjë që ne e mësojmë që në një moshë të re në shkollë. Megjithatë pak e dinë, se pasuria e oksigjenit shkon përtej funksionit të tij primar.
Oksigjeni është jetik për ekzistencën e qelizave dhe për shëndetin e mirë të indeve: në fakt, ai është në gjendje te rigjenerojë indet e dëmtuara nëpërmjet stimulimit të qarkullimit të gjakut dhe për këtë arsye edhe në përmirësimin e metabolizmit dhe procese të tjera të ndryshme. Përveç kësaj, ai ka veti antibakteriale të njohura.
Por çfarë do të thotë kjo konkretisht në lidhje me lëkurën tonë? Oksigjeni ndihmon në krijimin e një lëkurë të shëndetshme dhe te hidratuar, me anë të riaktivizimit të mikro-enëve të gjakut, por edhe në ringjalljen e qelizave të dëmtuara. Duke e parë nga ana estetike, oksigjeni është përdorur për një efekt anti-plakje. Një trajtim i koncentruar oksigjenit mund të zvogëlojë dukshëm shenjat e plakjes që nga java e parë e përdorimit.
Për ta bërë më të lehtë aplikimin e tij, tani ekzistojnë kremra të ndryshëm hidratues me komponentin bazë “ oksigjenin biomimetik”. Trajtimi me oksigjen biomimetik e bën lëkurën të shëndetshme, të butë dhe më të lëmuar që në trajtimin e parë. Kremrat e reja hidratues që ndodhen tani në farmaci janë të përbërë nga dy komponentë kryesorë:
Oksigjen për të parandaluar plakjen e lëkurës;
Acid Ialuronic për të mbushur rrudhat;
Me avancimin e moshës trupi i njeriut humbet aftësinë e tij për të rigjeneruar dhe duhet të përdorim oksigjenin në mënyrë që të stimulojë rritjen dhe qëndrueshmërinë e qelizave të reja. Në mungesë të një furnizimi të duhur të oksigjenit brenda qelizave, qelizat e lëkurës plaken para kohe.
Trajtimet me oksigjen biomimetik, rezultat i studimit të një grupi të hulumtimit amerikan, janë në gjendje të përdorin oksigjen të pastër të përfshirë në kremra, në një mënyrë revolucionare për të ushqyer dhe rigjallëruar qelizat e lëkurës. Ky lloj komponenti është një nga teknikat më të kërkuara në Amerikë nga mjaft personazhe të njohur të Holliwod-it. Për të kuptuar këtë, ne kemi për të bërë një shpjegim të rëndësishme: oksigjeni, për njerëzit, është themelor.
Ai ushqen trupin tonë dhe që kjo të ndodhë, ne e vendosim atë në trupin tonë nëpërmjet frymëmarrjes. Kur oksigjeni nuk kalon nëpër mushkëri, por është përdorur direkt në lëkurë, atëherë ka një tjetër funksion, atë të “ripërtëritjes”.
Kremi i vendosur mbi lëkuren e fytyrës tonë, depërton në shtresat e thella të lëkurës, oksigjen të pastër në përqendrim të lartë së bashku me acid ialuronik, vitamina A, C dhe E etj. Ju mund të merrni rezultate të mira edhe kur pacienti paraqet tendenca akneike, pra një fytyrë problematike me puçrra. Kjo për shkak se lëkura paraqet lezione që me ndihmën e oksigjenit në inde përshpejton shërimin e tyre.
Pastaj ka raste në të cilat oksigjeni punon si një faktor anti-plakje me anë të ri-oksigjenimit të indeve që përmirëson strukturën e lëkurës. Oksigjeni ka një efekt të menjëhershëm, ai përmirëson cilësinë e lëkurës me anë të stimulimit të prodhimit të elastinës dhe kolagjenit duke mundësuar që fytyra të shfaqet më e relaksuar dhe më e shëndetshme.
