Olaynka shoqërohet në polici. E kallëzoi Gjici

Dita

Sulmuesi i ekipit shqiptar të futbollit, Skënderbeu, nigeriani Peter Olaynka është shoqëruar në polici pas një kallëzimi të bërë nga Presidenti i Kukësit, Safet Gjici.

Para pak ditësh në një intervistë, Gjici akuzoi presidentin e Skënderbeut, Ardian Takaj se i ka vjedhur Olaynka. Sipas Gjicit, ky futbollist kishte bërë kontratë me Kukësin, por e shkeli këtë marrëveshje. “Ia kam thënë edhe Takajt. Ai mori një lojtar që lidhi kontratë me ne.

E vodhi atë, nuk di si ta them ndryshe. Klubi ka bërë denoncim në polici dhe në FSHF. Por, federata po e zvarrit dhënien e përgjigjes. Kur një lojtar ka pasur diku, lidh kontratë me mua, shkon e lidh edhe me dikë tjetër, ai dënohet minimalisht 6 muaj”, është shprehur në fillim të dhjetorit Gjici.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *