Olen Çezari, “Paganini i Ri” me koncert në Tiranë

redaktor

Violinisti shqiptar, Olen Çezari, do të vijë në Tiranë me një koncert, i cili do të shoqërohet edhe nga International Clandestine Orchestra. Koncerti do të mbahet më 23 prill në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ku do të jenë të ftuar edhe artistët shqiptarë si: Ermal Mamaqi, Alban Skënderaj, Flori Mumajesi e Elvana Gjata.

Olen Çezari është mjeshtri i violinës, që kritika e konsideron “Paganini i ri”, “Virtuozi i Violinës”, ka lindur në 4 shkurt të vitit 1975, në Durrës, ka nisur t’i bjerë violinës që tre vjeç, “falë nënës koncertiste”. Ai njihet dhe është mjaft i suksesshëm në Itali, puna e tij artistike e ka dërguar deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Njihet edhe për albumin e tij “Unexpected”, i cili është një udhëtim në muzikën e 13 vendeve të botës që nis nga Argjentina dhe përfundon në Australi, duke kaluar nëpër Brazil, Turqi, Izrael, Indi e, natyrisht, Itali e Shqipëri.

Fillimet…

Olen Çezari është rritur me nofkën ‘gjeniu’. Tani pas kaq vitesh ai thotë se ka qenë një epitet që e ka vuajtur. Dhe jo më kot! Kur ishte 14 vjeç përfundoi Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, ndërsa në moshën 17 vjeç Konservatorin “Santa Cecilia” në Romë. Gjithsesi, nofka pati një ndikim pozitiv pasi ajo dëshmoi vullnetin dhe studimin rigoroz ndaj muzikës dhe violinës. “Në kohën kur jetoja në qytetin tim, studimi i muzikës ishte sikur të flisje me zotin. Shkolla, sistemi ishin shumë të rreptë dhe mësuesit ishin pa hile dhe shumë të drejtë. Kështu që unë “pata fatin” të jetoja në sistemin e studimit totalitar. Kurse tani sa herë që vij në Shqipëri, kaloj pranë shtëpisë sime në Durrës dhe ndaloj gjithmonë të shoh degradimin e ngadaltë të Amfiteatrit të këtij qyteti antik”, thekson Olen Çezari në një nga rrëfimet e shumta të këtyre viteve në Shqipëri.

Në koncertin e radhës të zhvilluar në kryeqytetin italian ai zgjodhi si sfond skenografik oqeanin, detin, këtë masë ujore që herë e afron dhe herë e mban larg nga Durrësi i tij. Për komunitetin shqiptar në Romë, Olen Çezari është artisti i tyre, apo siç e cilësojnë ata si gjeniu i harkut, por edhe miku i të gjithëve, buzagaz, i thjeshtë, i papërtueshëm për të bashkëbiseduar me të gjithë.

3Violinisti më i ri i diplomuar

Olen Çezari është nga ata artistë ku gjenialiteti, thjeshtësia e dashuria për vendlindjen gjen shprehje në çdo koncert apo performancë të tij. Është i pranishëm pothuajse në çdo organizim të komunitetit shqiptar në Romë, i cili së fundmi e duartrokiti fort për suksesin e tij në një nga sallat më të rëndësishme të muzikës së kryeqytetit, Parco Della Musica. Oleni dhe violina e tij, interpretues e kompozitor, është konsideruar nga këngëtari italian Lucio Dalla si një nga muzikantët më të mirë në botë. Ai ka bashkëpunuar me yje të muzikës internacionale, si: Bob Dylan, Lenny Kravitz, Maroon 5, Sheryl Crow, Zuchero, Claudio Baglioni, Franco Califano, Anna Oxa, Lucio Dalla, Sergio Cameriere e shumë të tjerë. Suksesin e tij e sheh si fryt të sakrificave të shumta, dhe nuk ka se si të ndodhë ndryshe për një njeri i cili e do me mish e me shpirt suksesin. Çezari kujton me respekt formimin e parë në një shkollë të disiplinuar në vendlindje, por nuk harron as dhimbjen e radhëve të gjata, tollonët apo bidonin e vajgurit.

Mbërriti në Romë mjaft i ri, në moshën 17-vjeçare diplomohet në Akademinë “Santa Cecilia”, duke shënuar në historinë e konservatorit roman rekordin e violinistit më të ri të diplomuar. “Kam ardhur në Romë adoleshent, isha vetëm një djalosh katërmbëdhjetë vjeçar. Jam rritur këtu, jam formuar profesionalisht, kam jetuar një pjesë të mirë të jetës sime e vazhdoj të jetoj. E quaj veten një Durrsak Romak”, ka deklaruar ai.

Durrës vs Itali

Bota italiane e muzikës e respekton shumë. Violinist, muzikant e tashmë dhe kompozitor. Viti i kaluar për të shënoi një ngjarje të rëndësishme, pra publikimin e albumit të tij të parë, “Unexpected”, i cili u pozicionua shpejt në vendin e parë në iTunes në seksionin Italia/WordMusic. Edhe pse jeton në Romë, ka mundur të bashkojë pranë vetes muzikantë nga gjashtë kombësi të ndryshme e nga tri kontinente, duke formuar bandën e tij “International Clandestine Orchestra”.

Po Durrësi, vendlindja e tij, çfarë i ka dhënë dhe sa merr nga ky qytet antik sa herë rikthehet në të? “Ah, Durrësi. Ky qytet për mua është si një ëndërr e mjegullt e kohës së komunizmit ku gjërat funksiononin në një mënyrë e nuk gjenin rrugëzgjidhje në një anë tjetër. Në kohën kur jetoja në qytetin tim, studimi i muzikës ishte sikur të flisje me zotin. Shkolla, sistemi ishin shumë të rreptë dhe mësuesit ishin pa hile olen-cesari-6bigdhe shumë të drejtë. Kështu që unë “pata fatin” të jetoja në sistemin e studimit totalitar”, vijoi të thotë Oleni. “Kurse tani sa herë që vij në Shqipëri kaloj pranë shtëpisë sime në Durrës dhe ndaloj gjithmonë të shoh degradimin e ngadaltë të Amfiteatrit të Durrësit. Ai rrethohet çdo ditë e më shumë nga banesa që derdhin mbi të pisllëkun e modernizmit e nuk arrij të kuptoj se pse bashkëqytetarët e mi janë bërë aq indiferentë ndaj perlës së tyre të vetme, të ngelur në këmbë. Amfiteatrin e Durrësit na e ka zili i gjithë Ballkani dhe nga ana e turizmit nuk e konsiderojmë aspak”, thekson violinisti Olen Çezari, i cli shton më tutje se është duke planifikuar një koncert të madh që pritet ta mbajë në Nju Jork gjatë muajit tetor. Ndërsa këtë koncert pranveror të mbajtur në datën 23 prill në Tiranë e konsideron tejet të rëndësishëm.

Po çfarë i mungon Çezarit nga Shqipëria? “Më mungon muzika popullore shqiptare. Ndryshonit? Modifikonit? Është një listë pa fund, por me siguri do të kërkoja së pari që burokracia të lëvizte më shpejt dhe mentaliteti tek qytetarët shqiptarë që duhet të kuptojnë se më në fund janë të lirë të lëvizin nëpër Evropë. Ndryshimin duhet ta bëjë së pari klasa politike që, duke i shtrirë dorën për marrëveshje njëra- tjetrës, mund të integrojë Shqipërinë në familjen evropiane, me të gjitha kushtet si të gjithë të tjerët, të lirë në lëvizje dhe në punësim në gjithë Bashkimin Evropian”. Ne shpresojmë që me këtë koncert të mbajtur në datën 23 Prill, me anë të tingujve të tij, ta zbusë sado pak ajrin social dhe politik në vendin tonë. Ka aq shumë nevojë ky vend…

Share This Article
2 Comments
  • Talent si Olen Cezari jane krenaria e Kombit tone.
    Me vjen mire qe e mban mend vleren e sistemit arsimor
    “diktatorial” ,ku ai vete nisi udhen e themelte te pasionit
    dhe te nje pune shume te madhe;ja ashtu shkalle shkalle
    per tu bere Olen Cezari me fame boterore.
    Falnderim zemre per kete djale qe I jep nder Shqiperise..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *